Pandemia solli shumë probleme për botën, duke bërë kështu që ajo të përballet me shumë sfida dhe vështirësi. Në Mbretërinë e Bashkuar, një ndër sfidat kryesore është bërë edhe kontrollimi i minjve infektues. Minjtë dhe brejtësit e tjerë krijojnë gjithmonë një ndjenjë neverie, dhe frike qoftë edhe në diskutimet e përditshme.
Ata janë shpesh edhe burim infeksionesh. Në Londër dhe qytet të tjerë është vënë re një rritje e minjve gjatë pandemisë. Shoqata e kafshëve në Britani (BPCA), tha se anëtaret e saj se anëtarët e saj raportuan një rritje prej 51% në aktivitetin e brejtësve gjatë bllokimit të parë pranverën e kaluar, dhe një rritje prej 78% në nëntor pas bllokimit të radhës.
Sidoqoftë, si rezultat i bizneseve të mbyllura dhe rrugëve bosh, krijesat janë shfaqur në restorantet, pube, dhe ndërtesat boshe. Ata kanë ndërtuar habitatin , e tyre të ri ndërsa kërkojnë burime të tjera për të përmbushur nevojat e tyre dietike.
Duket se mënyra e tyre e jetesës po ndryshon. Minjtë po bëhen më të dukshëm në zonat e popullsisë.
Po çfarë mund të bëhet për këtë problem?
Një mit shumë i njohur është se macet janë armiku kryesor i minjve. Por hulumtimet kanë treguar se në të vërtetë kapja e minjve nga macet nuk është aq e lartë.
BPCA thotë se atje ka disa masa që publiku mund të marrë për të parandaluar infektimet e brejtësve, të tilla si sigurimi i sigurt i të gjitha burimeve të ushqimit, kontrolli, si dhe kryerja e pastrimit të plotë dhe higjenma sa më e pastër.
Duke qëne se brejtësit bartin dhe transmetojnë sëmundje të tilla si, Leptospirosis , Listeria, Toxoplasma dhe Hantavirus, që mund të shkaktojë sëmundje potencialisht vdekjeprurëse të tilla si ethe hemorragjike ose një sindromë pulmonare , thekson Bungay.
“Nëse dalloni shenjat e një infektimi nga brejtësit, mos e injoroni por merrni një ndihmë profesionale”, thotë Bungay.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Selena Gomez reflekton mbi shëndetin mendor, rëndësinë e tij dhe tejkalimin e sfidave
-
Kontrata e parë e punës e Princeshës Diana mbi të cilën ajo gënjeu për moshën e saj, shitet për mbi 10 mijë dollarë në ankand
-
Sekretet për të pasur një super kujtesë në moshën 80-vjeçare
-
Cardi B dhe Offset shihen sërish bashkë – a janë pajtuar ata?
Lajmet kryesore
-
Ali Ahmeti ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës, Rama: Është ndër shqiptarët më të mirë të historisë kombëtare
-
‘Kuvendi shkeli ligjin për votën e Diasporës’, Alibeaj: Çështja duhet të shkojë në SPAK
-
Versioni i Trump: Sërish dhunë nëse nuk fitoj? Varet
-
Shqipëria drejt prodhimit të dokumenteve digjitalë të identifikimit