Rusia ka braktisur bastionin e saj kryesor në Ukrainën verilindore. Kjo pasi forcat ukrainase bënë një përparim të shpejtë.
Rënia e Izyum-it në provincën Kharkiv të shtunën ishte disfata më e rëndë e Moskës që kur trupat e saj u detyruan të ktheheshin nga kryeqyteti, Kiev, në mars.
Ky mund të jetë një moment kyç në luftën gjashtëmujore, me mijëra ushtarë rusë që braktisën rezervat e municioneve dhe pajisjet ndërsa iknin.
Forcat ruse përdorën Izyum-in si bazën logjistike për një nga fushatat e tyre kryesore – një sulm prej muajsh nga veriu në rajonin ngjitur të Donbasit që përfshin Donetsk dhe Luhansk.
Agjencia shtetërore e lajmeve “TASS” citoi ministrinë ruse të Mbrojtjes të thoshte se kishte urdhëruar trupat të largoheshin nga afërsia dhe të përforconin operacionet diku tjetër në Donetsk.
Kreu i administratës ruse në Kharkiv u tha banorëve që të evakuojnë provincën dhe të ikin në Rusi për të “shpëtuar jetën”.
Dëshmitarët përshkruan bllokimet e trafikut të makinave me njerëz që largoheshin nga territori i kontrolluar nga Rusia.
Lajmi për tërheqjen erdhi menjëherë pasi forcat speciale ukrainase publikuan imazhe në mediat sociale që tregonin oficerë të veshur me kamuflazh me armë automatike në Kupiansk, një qytet me rreth 27 mijë banorë.
Trupat ukrainase kishin çliruar gjithashtu Vasylenkovo-s dhe Artemivka-n në rajonin e Kharkiv-it, tha Presidenti Volodymyr Zelenskyy në fjalimin e tij të mbrëmjes të shtunën.
“Ushtria ruse këto ditë po demonstron aftësinë e saj më të mirë – të tregojë shpinën e saj”, tha ai.
Forcat e armatosura të Ukrainës kanë çliruar rreth 2 mijë km katrorë territor që nga fillimi i një kundërsulmi kundër Rusisë në fillim të këtij muaji.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut – Silanovska-Davkova nga VMRO – DPMNE prin me rezultat të thellë
-
Lufta e Gazës: Vonesa e bombave amerikane, paralajmërimi më i madh deri më tani për Izraelin
-
Publikohen rezultatet e para: “Fronti Evropian” në avantazh ndaj “VLEN”
-
Fronti Evropian: Prijmë me 30 mijë vota karshi VLEN-it
Lajmet kryesore
-
Publikohen rezultatet e para: “Fronti Evropian” në avantazh ndaj “VLEN”
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
“VLEN”: Jemi fitues absolut në kampin shqiptar