Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev, deklaroi gjatë ditës së mërkurë, më 3 mars, se qeveria miratoi planin kundër korrupsionit.
Zaev theksoi faktin se do t’i jepet përparësi pastrimit të gjyqësorit përmes digjitalizimit të prokurorisë. Gjithashtu, rritje e kompetencave të inspektorëve dhe bashkëpunimin më të madh të institucioneve.
Zaev e cilësoi reformën në drejtësi si “Veprimi 21”.
“Veprimi 21 do të thotë rregull, drejtësi, disiplinë dhe asgjë më pak se kaq”.
Ndërsa, zëvendëskryeministri Lupço Nikolovski tha se reforma në drejtësi do të rikthejë besimin e qytetarëve tek institucionet.
“Plani është hartuar sipas kërkesave dhe udhëzimeve të Organizatave Jo Qeveritare dhe organizatave të shoqërisë civile që punojnë për të luftuar korrupsionin në vend”.
Sipas tij, qeveria ka bërë një plan, duke u fokusuar te pikat më të dobëta dhe ajo çfarë i shqetëson më shumë qytetarët.
“Përmes institucioneve, t’i realizojnë të drejtat e qytetarëve”.
Reforma në drejtësi ka qenë një ndër kushtet që Bashkimi Evropian (BE) u ka vendosur vendeve të Ballkanit Perëndimor. Një ndër këto vende është dhe RMV-ja. Që të bëhet anëtare e BE-së, duhet të luftojë korrupsionin dhe krimet.
Indeksi i korrupsionit ka arritur në përfundimin se RMV-ja renditet në vendin e 111-të në botë për nivelin e lartë të korrupsionit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kryeziu ia “ilustron” Stanos “de-përshkallëzimin” në veri: Prandaj, masat duhet të hiqen
-
BE-ja pret nga Serbia të vazhdojë rrugën evropiane, pavarësisht emërimit të Vulinit në pozitë të lartë
-
Turqia ndalon tregtinë me Izraelin
-
Mujanoviç: S’ka asnjë argument logjik, ligjor apo politik për ta mbajtur Kosovën jashtë Këshillit të Evropës
Lajmet kryesore
-
Meta paralajmëron të tjera dosje të nxehta nga SPAK, më të mëdha se “5D” e Bashkisë Tiranë
-
Finalja e Superiores do të arbitrohet nga Anthony Taylor
-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë
-
Kryeziu ia “ilustron” Stanos “de-përshkallëzimin” në veri: Prandaj, masat duhet të hiqen