Një tërmet 6.4 ballë goditi Kroacinë qëndrore mesditën e 29 dhjetorit. Shtatë persona kanë ndërruar jetë, midis tyre dhe një vajzë 12 vjeçare. Mediat lokale raportojnë se dyshohet që nën rrënoja të ketë ende persona të tjerë të pajetë, ndërkohë që me dhjetëra persona janë plagosur.
Lëkundja, një nga më të fortat që ka goditur Kroacinë vitet e fundit, shembi çatitë e banesave në Petrinja dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale. Qendra e Petrinjës është e mbuluar nga rrënojat.
Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic, ka njoftuar se ushtria kishte 500 vende të gatshme për të strehuar një pjesë të njërëzve ndërsa pjesa tjetër do të akomodohej pranë strukturave hoteliere.
“Ushtria është këtu për të ndihmuar. Duhet të zhvendosim një pjesë të njerëzve nga Petrinja, sepse është e pasigurt të jesh këtu,” deklaroi ai.
Sllovenia ka nxjerrë përkohësisht jashtë funksionit Centralin Bërthamor Krsko raporton Albanian News nga agjencia sllovene e lajmeve STA. Ndërprerja e funksionimit të centralit është një procedurë standarte kur ndodhin lëkundje të tilla, bën të ditur një punonjës i centralit. Ky central ndodhet shumë afër Kroacisë./AlbanianPost.com
Situacija u Petrinji. pic.twitter.com/EK63mcVofC
— Hrvatski Crveni križ (@crvenikriz_hr) December 29, 2020
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ali Ahmeti ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës, Rama: Është ndër shqiptarët më të mirë të historisë kombëtare
-
‘Kuvendi shkeli ligjin për votën e Diasporës’, Alibeaj: Çështja duhet të shkojë në SPAK
-
Versioni i Trump: Sërish dhunë nëse nuk fitoj? Varet
-
Shqipëria drejt prodhimit të dokumenteve digjitalë të identifikimit