Raporti amnor i vetëm nuk është i mjaftueshëm që te fëmija të zhvillohen të gjitha ndjenjat e as të kristalizohet dyshimi mes dashurisë dhe urrejtjes, një gjë që do të mund të zgjidhet në mënyrë racionale.
Nëna dhe fëmija mbase mund të bashkëndajnë ndjenjat, por nuk janë të aftë t’i analizojnë ato në mënyrën racionale. Vetëm kur fëmija arrin të ketë një raport ndryshe me nënën dhe atin, atëherë do të fillojë të bëhet autonom.
Për këtë arsye prania e atit nuk është vetëm një dekorim, që nëna sipas tekeve të saja mund ta largojë, apo të cilën i ati vetë do të mund të heq dorë vullnetarisht, por është një kusht për individualizim.
Ai fëmijë që është bërë robërues vetëm i simbolit të nënës, ai do të aspirojë imagjinatën në vend të eksperimenteve reale për të provuar aftësitë e tija komunikative.
Për këtë arsye është e vështirë për vajzën të bisedojë me nënën. Për të dal nga ky qorrsokak, ajo do të duhej të investojë angazhim shtesë psikik për të kompensuar atë që prania e atit do t’i kishte dhuruar thuajse në mënyrë të pavërejtshme.
Kjo rrethanë është shkak se të rinjtë janë të lënduar: ata zakonisht e kanë figurën prindërore të pakompletuar dhe të çarë. E theksojmë se te dyja figurat, jo vetëm të atit që mungon, por edhe të pranisë së nënës, janë figura të pakompletuar dhe të çara./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sekretet për të pasur një super kujtesë në moshën 80-vjeçare
-
Cardi B dhe Offset shihen sërish bashkë – a janë pajtuar ata?
-
Departamenti i Drejtësisë amerikane ka në plan të riprogramojë marihuanën si një drogë me rrezik më të ulët
-
Astrazeneca në gjykatë: Vaksina jonë mund të shkaktojë një efekt anësor shumë të rrallë