Avionët luftarakë kinezë dhe rusë kryen fluturime të përbashkëta pranë Japonisë të martën, ndërsa liderët e bllokut Quad u takuan në Tokio.
Lajmi u bë i ditur nga ministri japonez i Mbrojtjes, Nobuo Kishi.
Ai tha tha se qeveria kishte shprehur “shqetësime të rënda” për Rusinë dhe Kinën për fluturimet, të cilat u zhvilluan, ndërsa udhëheqësit nga Shtetet e Bashkuara, India, Australia dhe Japonia mbanin bisedime mbi sigurinë rajonale.
Avionët nuk e shkelën hapësirën ajrore territoriale, tha Ministria e Mbojtjes për AFP, dhe është hera e katërt që nga nëntori që fluturime të përbashkëta në distanca të gjata nga Rusia dhe Kina janë vërejtur pranë Japonisë.
“Dy bombardues kinezë u bashkuan me dy bombardues rusë në Detin e Japonisë dhe bënë një fluturim të përbashkët në Detin e Kinës Lindore”, u tha Kishi gazetarëve.
Udhëheqësit e Quad paralajmëruan të martën kundër përpjekjeve për të “ndryshuar status quo-në me forcë”, megjithëse ata shmangën referimet e drejtpërdrejta ndaj Rusisë ose Kinës në një deklaratë të përbashkët.
Deklarata e tyre i referohej luftës në Ukrainë dhe renditi një sërë aktivitetesh, për të cilat Pekini është akuzuar rregullisht në rajon.
Kishi tha se Japonia “ka komunikuar përmes rrugëve diplomatike shqetësimet tona të rënda nga perspektiva e sigurisë së vendit tonë dhe rajonit”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Meta paralajmëron të tjera dosje të nxehta nga SPAK, më të mëdha se “5D” e Bashkisë Tiranë
-
Ngrihet Kryesia Ekzekutive e Partisë së Lirisë
-
Kearns kërkon të publikohen të gjeturat e sulmit në Banjë, kërkon që Kosovës mos t’i bëhet presion për Asociacionin
-
“Serbia s’radhitet në mesin e shteteve që ndërtojnë të ardhmen mbi vlera njerëzore” – kërkohet drejtësi për masakrën në Studime