“Pikëllimi i netëve kosovare” është vepërzimi i një profili të rrallë artistik – kubist – i kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Në kohën kur u krijua, pra flasim për vitin 1989, Rama ishte 25-vjeçar.
Kjo mori vlerë të shtuar, duke qenë se telajo e përthyer me linja asimetrike dhe ngjyrat bazë (kuqe, kafe dhe okër – AP) u bë pjesë e ekspozitës së 45-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
Ajo u përzgjodh mes pikturave më të mira dhe iu kushtua dramës kosovare.
Organizatorët e ekspozitës u shprehën asokohe se piktori i ri (Rama – AP) u frymëzua nga çështja kosovare.
Në thelb të saj, ishte vrasja dhe çasti i varrimit të Jusuf Gërvallës (1945-1982 AP).
Kujtojmë që pas kësaj tragjedie, ngjarjet për lirinë e Kosovës u përshkallëzuan.
Ato kulmojnë me heqjen e të drejtës së autonomisë së Kosovës nga ish-presidenti serb Slobodan Milosevic.
Kur Rama i dedikoi tablonë “Pikëllimi i netëve kosovare”, vendi gjendej në një kohë grevash duke ndërprerë punën në shumë sektorë.
Edison Gjergo
Gjatë intervistës për revistën “Beaux Arts” (Artet e Bukura – AP), Rama solli në vëmendje figurën e Edison Gjergos si për të treguar frymëzimin e tij parësor.
Kjo, sa i takon identitetit artistik të piktorit të ri.
Gjergo bëri tetë vite burg për një pikturë që shfaqte partizanët teksa këndonin natën.
Me një realizëm matine dhe grimca kubizmi, piktura e manifestoi Gjergon si “armik të shtetit”.
Edison Gjergo i përkiste pakicës katolike.
Edhe pse sekretari i partisë i asaj kohe e klasifikoi pikturën e tij në mesin e “mediokriteteve”, Gjergo ishte nën vëzhgim.
Në ekspozitën e vitit të ardhshëm, Gjergo zëvendësoi draperinë që u shfaq pas pjatës së rrushit pranë një kodre me fshatarët që punojnë.
Por, kjo vetëm sa i përkeqësoi gjërat.
Për ekspozitën e tretë, ai pikturoi vetëm kodra, fshatarët punëtorë dhe një piktor me kapak në një cep të pikturës, i cili gjithashtu pikturon.
“Kur shikoj ngjyrat dhe furçat, kam pagjumësi”, shprehej Gjergo duke ndaluar së pikturuari nga frika.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com