![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/03/dddssdsdesdds.jpg)
Zëvendësministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi, në një prononcim për mediat mbi situatën e gripit të shpendëve, tha se është konfirmuar një vatër e re në Vlorë.
“Në lidhje me situatën e gripit të shpendëve në vendin tonë, vazhdon monitorimi i kujdesshëm në të gjithë territorin e vendit nga AKVMB. Në 24 orët e fundit kemi pasur një rast të ri të konfirmuar nga ISUV në qarkun Vlorë, fshati Aliban”, tha Gjeçi.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), shpjegoi Gjeçi, “vazhdon kontrollet në ferma me drejtim prodhimtari vezë, mishi dhe miks, në të gjithë territorin e vendit”.
Për publikun, zëvendësministrja dha lajmin që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) nuk ka konstatuar shkelje apo problematika dhe se “nuk kemi asnjë stabiliment me drejtim prodhim për mish të infektuar”.
Vatrat e konfirmuara të gripit të shpendëve fillimisht ishin në qarqet Durrës, Dibër dhe Korçë. Gjithashtu, disa ditë vonë, institucionet konfirmuan një vatër të re në Devoll dhe një në Divjakë.
Sipas autoriteteve, në zonat e infektuara, “po respektohen procedurat e shuarjes së vatrave, po kryhet tamponimi i zonave sipas niveleve të rrezes dhe po komunikohet risku për fermerët dhe veterinerët e zonave”.
Kanë kaluar tetë ditë që nga data kur Ministria e Bujqësisë në Shqipëri do t’u jepte fund dyshimeve për të cilat flitej prej disa ditësh, duke konfirmuar rastin e parë të gripit të shpendëve në qytetin e Durrësit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ministria e Kulturës iu ndau qindra-mijëra euro fonde organizatave që kanë lidhje me pushtetin
-
“Smart City”, projekti që synon rritjen e sigurisë publike
-
Macron tha se “njerëzit ju urrejnë” ndërsa ekstremi i djathtë synon të bëhet partia më e madhe në Francë
-
O’Brien: Radoijçiç s’është aktiv në Veri më siç ka qenë – na është premtuar se në Serbi do përballet me ligjin