Përballje

Spektakli në NBA nuk di të ndalet


Ndeshja që u luajt të premten mes Los Angeles Lakers dhe Memphis Grizzlies, ishte një duel i cili në fund përfundoj me dramë.

Në pjesën e parë të lojës Grizzlies ishin në avantazh prej 13 pikëve, por gjithçka ndërroj në pjesën e dytë të lojës. Lakers arritën fitoren në fund me rezultat 115-105, ku ata regjistruan fitoren e tyre të shtatë më radhë.

Memphis Grizzlies kishin tre lojtarë me më shumë se 20 pikë, por nuk mjaftoj për të mundur kampionët në fuqi. Më të dalluarit te Grizzlies ishin Ja Morant me 22 pikë e 10 asiste, Grayson Allen me 23 pikë dhe Jonas Valanciunas me 22 pikë, 8 kërcime e 5 asistime.

Kurse ata që i dhan fitoren Lakers ishin LeBron James me 28 pikë, 9 kërcime e 8 asistime dhe Anthony Davis me 35 pikë dhe 9 kërcime.

Në ndeshjen mes New Orleans Pelicans dhe Dallas Mavericks, triumfuan këta të fundit. Mavericks arritën të fitojnë ndeshjen me rezultat prej 143-130.

Dueli ishte mes Zion Williamson dhe Luka Doncin, ku të dy arritën të thyejnë rekordet e tyre personale për më së shumti pikë të shënuara në një ndeshje.

Te Mavericks më të mirët ishin Luka Doncic me 46 pikë, 8 kërcime e 12 asistime dhe Kristaps Porzingis me 36 pikë dhe 7 kërcime.

Ndërsa më të dalluarit te Pelicans ishin Zion Williamson me 36 pikë dhe Brandon Ingram me 30 pikë, 5 kërcime dhe 5 asistime.

Fitore shënuan edhe Utah Jazz të cilët nuk po din të humbin. Jazz fituan kundër Milwaukee Bucks me rezultat 129-115 dhe regjistruan fitoren e tyre të gjashtë rradhazi.

Lojtarët më të mirë në anën e Jazz ishin Rudy Gobert me 27 pikë e 12 kërcime, Joe Ingles me 27 pikë e 5 asistime, Donovan Mitchell me 26 pikë, 6 kërcime e 8 asistime dhe Jordan Clarkson me 25 pikë dhe 5 asistime nga banka rezervë.

Ndërsa te ekipi i Bucks, më të mirët ishin Giannis Antetokounmpo me 29 pikë, 15 kërcime e 6 asistime dhe Brook Lopez me 23 pikë e 6 kërcime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore