![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/02/AP20044443181887-scaled.jpg)
Departamenti i Drejtësisë nё SHBA ka njoftuar shitjen e më shumë se një milionё fuçish nafte tё sekuestruara nga Irani vitin e kaluar.
Paratë nga shitja do të shkojnë në Fondin e Viktimave Amerikane të Terrorizmit.
Shtetet e Bashkuara janë duke bllokuar naftë nga Irani qё pas sanksioneve që i vendosën Teheranit.
SHBA-ja ka akuzuar Iranin për zhvillimin e programit të saj bërthamor, si dhe i ka quajtur si terroriste shumё grupe iraniane.
Vitin e kaluar, administrata e ish presidentit Donald Trump kapi 1.2 milionё fuçi benzinë, e cila, sipas deklaratave u transportua nga Irani në Venezuelë me katër anije.
Mallra me vlerë dhjetëra miliona dollarë
Karburantet u transferuan në anije të tjera dhe u transportuan për t’u shitur në SHBA. dhe Fondet e grumbulluara u dёrguan në “Fondin për Viktimat Amerikane të Terrorizmit të Sponsorizuar nga Shteti”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë, Marc Raimodi, tha pёr Reuters se “qeveria ishte ende duke përpunuar kostot përfundimtare”.
Vlera e mallrave nuk dihet, por, sipas çmimeve evropiane, supozohet tё jenё dhjetëra miliona dollarë.
Javën e kaluar, SHBA filluan procedurat ligjore për të marrë naftën e papërpunuar nga një anije tjetër që lundronte nga Irani dhe që u përgjua në ujërat e Karaibeve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Një australian krijoi Wi-Fi të rreme falas në aeroporte për të vjedhur të dhënat e njerëzve
-
Kanadezi bën histori me zero vota në zgjedhje: Epo, jam kandidati i vërtetë i unitetit
-
Fjalimi i Xi para Plenumit të Tretë: Ne nuk do të ngremë perde të hekurta
-
Biden-Trump, kori unanim i mediave amerikane: Spektakël i dhimbshëm