Meta takon Zaev: E falenderova për kontributin e tij historik në arritjen e Marrëveshjes se Prespës
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar me ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, teksa e ka falenderuar për kontributin e tij historik në arritjen e Marrëveshjes se Prespës.
“Gjatë qëndrimit në Shkup pata kënaqësinë të komunikoja edhe me Kryeministrin e dorëhequr, Zoran Zaev. E falenderova për kontributin e tij historik për arritjen e Marrëveshjes se Prespës”, shkruan fillimisht Meta në reagimin e tij.
Ndër të tjera, pas takimit me ish-zyrtarin e lartë maqedonas, presidenti e ka falënderuar Zaev edhe për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe konsolidimin e demokracisë, si dhe për vendimet e qeverisë për projektet madhore të Korridorit 8.
Meta gjendet prej dy ditësh në Maqedoninë e Veriut ku ka zhvilluar takime të ndryshme me krerët e vendit.
Fillimisht, kreu i shtetit u takua më 11 janar me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Gjatë takimit me kryeministrin e mandatuar të RMV-së, Dimitar Kovaçevski, fokusi ishte te çelja e negociatave me Bashkimin Evropian për të dy vendet.
Meta theksoi gjatë tryezës së përbashkët domosdoshmërinë e çeljes sa më parë të negociatave për anëtarësim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com