Një raport i publikuar nga agjencia e lajmeve Deutsche Welle, tregon se dhuna ndaj politikanëve është në rritje. Shifrat, tregojnë se ekstremistët janë gjithmonë e më të gatshëm për të abuzuar verbalisht.
Raporti më herët është përpiluar nga ministria e Brendshme, me anë të një kërkesë të bërë nga partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD).
Sipas statistikave të publikuar, rreth 1 mijë e 534 krime janë kryer ndaj politikanëve dhe anëtarëve të partisë gjatë vitit 2020.
Krahasuar me shifrat e një viti më parë, krimet kanë pësuar një rritje me 9%.
Krimet e kryera, përfshinin abuzimin verbal, shpifjet, kërcënimet, gjuhën e urrejtjes, si dhe dëmtimin e pasurisë me mbishkrime dhe sulme zjarrvënëse ndaj zyrave të partisë. Kishte gjithashtu një numër rastesh të sulmit fizik.
Partia më e sulmuar sipas raportit ishte AfD-ja, ajo ndiqet më pas nga partia e kancelares, Angela Merkel.
AfD-ja është e njohur për politikat e saj kundër fesë islame dhe Bashkimit Evropian.
Anëtari i AfD-së në Bundestag, Martin Hess, i cili bëri kërkesën për informacion, tha se shifrat vërtetuan se ekstremistët e majtë përbënin kërcënimin më të madh për partitë politike.
Pavarësisht insistimit të Hess-it, se e majta mbetet kërcënimi më i madh ekstremist, agjencitë e brendshme të inteligjencës gjermane, kanë cilësuar ekstremin e djathtë më potencialisht të dhunshëm.
Gjatë viteve të fundit, disa nga politikanët kryesorë të vendit, përfshirë presidentin, Frank-Walter Steinmeier, e kanë dënuar atë që ata e quajnë, përkeqësimin e “kulturës së debatit” në vend.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Meta paralajmëron të tjera dosje të nxehta nga SPAK, më të mëdha se “5D” e Bashkisë Tiranë
-
Ngrihet Kryesia Ekzekutive e Partisë së Lirisë
-
Kearns kërkon të publikohen të gjeturat e sulmit në Banjë, kërkon që Kosovës mos t’i bëhet presion për Asociacionin
-
“Serbia s’radhitet në mesin e shteteve që ndërtojnë të ardhmen mbi vlera njerëzore” – kërkohet drejtësi për masakrën në Studime