Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku, e cilësoi ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë si korridori “që na lidh me Ballkanin dhe me Evropën”.
“Hekurudhat janë zgjidhja më ekologjike e kësaj ndërlidhjeje”, tha Balluku.
Ministrja solli në vëmendje ndërtimin e portit të Porto-Romanos për lehtësinë tregtare që do të kenë produktet shqiptare drejt Kosovës.
“Kosova është shteti më të cilin Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve”, tha zyrtarja shqiptare.
Ministrja ravijëzoi se porti ekzistues i Durrësit “do të kthehet në një port modern”.
Për Ballukun, hekurudha nuk do të jetë vetëm e rëndësishme për lidhjen me Shqipërinë por edhe për kalimin e tregtisë me Kosovën.
“Ne zotohemi për të mbyllur sa më shpejt fazën e parë”, nënvizoi në përmbyllje ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e konsideroi “një ëndërr të kahershme projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë”.
Numri një i qeverisë shtoi se po nënshkruhet një pikë akordësimi, për të filluar punimet për planin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Merr jetë projekti “Smart City”, Balla lajmëron monitorim e Tiranës me kamera e inteligjencë artificiale
-
Prokuroria kërkon 15 vjet burg, për autorin e vrasjes së 7-vjeçares me skaf në Himarë
-
Gjykata e Lartë lë në burg mjekun Dervish Hasi
-
Mitsotakis: Ardhja e Ramës në Athinë është e panevojshme, s’ka ftesë nga Qeveria greke
Lajmet kryesore
-
KSHZ: Deri në orën 15:00 në zgjedhjet parlamentare votuan 36,84%, në ato presidenciale 32,16%
-
SHBA-të pro nismës socialiste për sundimin e ligjit: Premtuese për luftën ndaj korrupsionit
-
Mitsotakis: Ardhja e Ramës në Athinë është e panevojshme, s’ka ftesë nga Qeveria greke
-
Escobar: Asociacioni dhe Këshilli i Evropës janë të ndërlidhura, s’e kuptojmë pse Kosova s’e përmbush obligimin