Avokati i Popullit vizitoi të paraburgosurit në Hagë, s’i lejohet takimi veç me Salih Mustafën
Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka realizuar një vizitë zyrtare javën e kaluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Gatë vizitës tre ditore atje, Avokati i Popullit u takua veç e veç me të paraburgosurit ndaj të cilëve është duke u udhëhequr procesi gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara ka pasur mundësi që të diskutojë të gjitha çështjet me ta.
“Nuk u arrit të zhvillohet takimi vetëm me Salih Mustafa, ndaj të cilit momentalisht i janë ndaluar vizitat dhe takimet ndërsa i lejohen kontaktet vetëm me një listë të ngushtë të personave, bazuar në vendimin e një Paneli Gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.
“Qelaj u takua edhe me Kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trandafilova dhe bashkëpunëtorët e saj me ç’ rast u njoftua për procesin gjyqësor, si dhe respektimin e të drejtave të të paraburgosurve në procedurë gjyqësore, të cilat u garantohen me standardet ndërkombëtare për të drejtat themelore të të burgosurve, Kushtetutën dhe ligjet tjera të Republikës së Kosovës”.
Njoftohet se vizita zgjati nga 9 deri 11 nëntor 2021, dhe qëllimi i vizitës ishte njohja me situatën sa i përket procesit të drejtë gjyqësor, respektimi i të drejtave themelore në paraburgim e të cilat u garantohen me standardet ndërkombëtare për të drejtat e të burgosurve, Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Borrelli e Lajçaku porosi Kosovës e Serbisë: Pritshmëritë e BE-së s’do të ndryshojnë – marrëveshjet vlejnë edhe pa nënshkrim
-
Diplomacia e Hillit s’është në përputhje me Shtëpinë e Bardhë, thotë profesori kroat
-
Borrell: Dialogu Kosovë-Serbi ka nevojë për guxim, vizion dhe vullnet politik
-
Kurti në Greqi flet për sfidat globale: S’ka paqe të vërtetë derisa 1 për qind e të pasurve zotëron gjysmën e pasurisë
Lajmet kryesore
-
Rezultatet e para nxjerrin në avantazh Lëvizjen Kombëtare të ekstremit të djathtë
-
Hapet aksi Thumanë-Kashar, Rama: Shumë shpejt fillon rruga e Ndroqit dhe zgjerimi i Tiranë-Durrës
-
Disa baza ushtarake amerikane në Evropë janë në gatishmëri të shtuar mes kërcënimeve të mundshme terroriste
-
Borrelli e Lajçaku porosi Kosovës e Serbisë: Pritshmëritë e BE-së s’do të ndryshojnë – marrëveshjet vlejnë edhe pa nënshkrim