Kryeministrin sudanez, Abdalla Hamdok, dhe gruan e tij i kanë arrestuar dhe dërguar në një vend të fshehtë ende të paidentifikuar.
Më parë ai ishte nën arrest shtëpiak nga Forcat Ushtarake. Kjo është një përpjekje e qartë për një grusht shteti.
Duke cituar burime të paidentifikuara, mediat bënë me dije se, mes të arrestuarve, janë ministri i Industrisë, Ibrahim al-Sheikh, ministri i Informacionit, Hamza Baloul, dhe këshilltari për media i kryeministrit, Faisal Mohammed Saleh.
Zëdhënësi i Këshillit Sovran qeverisës të Sudanit, Mohammed al-Fiky Suliman dhe Guvernatori i kryeqytetit të Sudanit, Khartoum, Ayman Khalid, u arrestuan gjithashtu.
Sudani ka qenë në “luftë” që nga komploti i dështuar i grushtit të shtetit muajin e kaluar, i cili prodhoi akuza të ashpra midis grupeve ushtarake dhe civile, që synonin të ndanin pushtetin pas rrëzimit të udhëheqësit të vjetër të vendit, Omar al-Bashir.
Al-Bashir u rrëzua pas muajve protestash në rrugë në vitin 2019 dhe një tranzicion politik i rënë dakord pas largimit të tij kishte për qëllim të çonte në zgjedhje deri në fund të vitit 2023.
Marrëveshja për ndarjen e pushtetit krijoi një qeveri që përfshin ushtrinë, përfaqësuesit civilë dhe grupet e protestave.
Shoqata e Profesionistëve Sudanez, grupi kryesor politik pro-demokratik i vendit, i quajti lëvizjet e ushtrisë të hënën një grusht shteti të dukshëm ushtarak dhe i bëri thirrje publikut të dilte në rrugë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kryeziu ia “ilustron” Stanos “de-përshkallëzimin” në veri: Prandaj, masat duhet të hiqen
-
BE-ja pret nga Serbia të vazhdojë rrugën evropiane, pavarësisht emërimit të Vulinit në pozitë të lartë
-
Turqia ndalon tregtinë me Izraelin
-
Mujanoviç: S’ka asnjë argument logjik, ligjor apo politik për ta mbajtur Kosovën jashtë Këshillit të Evropës
Lajmet kryesore
-
Meta paralajmëron të tjera dosje të nxehta nga SPAK, më të mëdha se “5D” e Bashkisë Tiranë
-
Finalja e Superiores do të arbitrohet nga Anthony Taylor
-
Opozita sllovake shpreson se votimi evropian do ta frenojë kryeministrin populist
-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë