Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) janë shprehur se BE-ja nuk do të vendosë sanksione të reja ndaj individëve rusë nëse Kremlini liron Alexei Navalny-n.
Vendet baltike, Italia, Rusia kanë bërë thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj zyrtarëve rusë në përgjigje të ndalimit të Navalny-t, pas kthimit në Rusi nga Gjermania me 17 janar.
Gjermania ka kërkuar t’i jepet më shumë kohë Kremlinit.
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, pas takimit me homologët e tij, tha se “është rënë dakord të pritet vendimi i gjykatës, për të parë nëse do të lirohet pas 30 ditësh”.
Ndërsa administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të lirojë Navalny-n.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se do të shkojë në Moskë javën e ardshme që t’i kërkojë Kremlinit të lirojë demonstruesit dhe Navalny-n.
“ Krerët e BE-së mund të diskutojnë edhe për hapa të tjerë të mundshëm në një takim të nivelit të lartë të planifikuar për më 25-26 mars”.
Vendet balltike Letonia dhe Estonia mbështesin më shumë sanksione të BE-së ndaj individëve rusë.
Gjermania dhe Franca, fuqitë kryesore të BE-së, do të jenë thelbësore për të vendosur nëse blloku do të vazhdojë me masat ndëshkuese ndaj Rusisë.
Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, është arrestuar menjëherë pas mbërritjes në Moskë. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pentagoni pranon se SHBA-të kanë vrarë gabimisht një civil në sulmin në Siri në vitin 2023, raporton Washington Post
-
Biden thotë se protestat e dhunshme nuk mbrohen, ato paqësore po
-
Microsoft njofton 2.2 miliardë dollarë në AI, investim në cloud në Malajzi
-
Gjykata Evropiane vendos: EncroChat dhe SkyECC nuk cilësohen prova
Lajmet kryesore
-
Edhe në mars Shqipëria me rekord trafiku pasagjerësh nga Rinasi
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Pentagoni pranon se SHBA-të kanë vrarë gabimisht një civil në sulmin në Siri në vitin 2023, raporton Washington Post
-
Osmani takon Hovenierin: Vazhdimi i masave është i padrejtë