Ariana Grande dhe Justin Bieber kanë vendosur që një pjesë të të ardhurave nga kënga e tyre t’i dhurojnë për bamirësi.
Nga kënga “Stuck With U”, frymëzuar nga periudha e karantinës, tashmë kanë grumbulluar rreth 3. 5 milionë dollarë, shumë që do të shkojë në ndihmë të familjeve të prekura nga coronavirus-i, mjekëve dhe infermierëve.
Projekti, i cili u publikua më 8 maj 2020, dhuroi 100 % të fitimeve të tij nga transmetimet dhe shitjet.
Ky nuk është projekti i parë i bamirësisë për artistët.
Më herët, një bashkëpunim midis Grande, Bieber, Scooter Braun’s SB Projects, u përdor për të ndihmuar familjet, punonjësit e kujdesit shëndetësor, mjekët e zjarrfikësit, të cilët ishin në vijën e parë të pandemisë.
Shauna Nep, nënkryetare e filantropisë për SB Projects, u shpreh: “Ndërsa bota po izolohej, ne po kërkonim mënyra se si mund të kishim një ndikim, pasi ka qenë gjithmonë përparësia e Scooter, SB Projects e po ashtu edhe e artistëve”.
Më tej, ajo thotë se, ishte emocionuese që “u bëmë partnerë me ‘First Responders Children’s Foundation’, të cilët kanë mbështetur ata në vijën e parë të pandemisë, si dhe familjet e tyre”.
Tanimë, pas një viti, “ne jemi shumë krenarë të shohim se sa është mbledhur dhe çfarë është arritur. Falënderojmë fondacionin për udhëheqjen dhe angazhimin e tyre në këtë punë”.
Përveç kauzës së saj për bamirësi, “Stuck With U” (kënga e Justin Bieber) gjithashtu ishte një hit, duke qëndruar në “Billboard 100” dhe duke u vlerësuar me çmimin e videos më të mirë muzikore në “MTV 2020”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Një valë verore e COVID-19 ka mbërritur në SHBA
-
Nicole Scherzinger flet për shpresat e saj për të krijuar një familje, thotë se “dëshiron të bëhet nënë”
-
Ben Affleck largon gjërat e tij nga rezidenca e përbashkët me Jennifer Lopez në mes të krizës së martesës
-
Cilat janë trajtimet më efektive për sinusitin kronik?