Walmart po përgatitet të ofrojë vaksinime kundër COVID-19, në shtatë shtete të tjera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Vaksinimet do të ofrohen në Chicago dhe në Puerto Rico, gjatë kësaj jave dhe gjatë javës së ardhshme . Pritet që Walmart zgjerohet në dy shtete.
Kjo lëvizje nga rrjeti më i madh në botë vjen, ndërkohë që presidenti Biden po përpiqet të përshpejtojë fushatën e vaksinimit.
Këtë javë dhe tjetrën, Walmart-i do të fillojë të sigurojë vaksinimet në Georgia, Indiana, Louisiana, Maryland, New Jersey, South Carolina dhe Texas si dhe në Chicago dhe Puerto Rico, njoftoi zëdhënësi. Dozat e vaksinave do të jenë në dispozicion vetëm për një pjesë specifike të popullsisë të vendosur nga secili shtet.
Walmart tashmë po vaksinon punëtorët e kujdesit shëndetësor në New Mexico dhe Arkansas.
Zyrtari shëndetësor i shtetit të Alabama-s, Scott Harris, tha më 22 janar se do të nënshkruante një marrëveshje partneriteti me Walmart-in për të siguruar vaksinat kundër COVID-19. Walmart konfirmoi marrëveshjen. Kjo marrëveshje do të klasifikohet si një partneritet federal. Presidenti Biden tha se ky partneritet do të fillonte në fillim të shkurtit.
Një marrëveshje tjetër, me një zinxhir të madh farmacish do të konkretizohet së shpejti./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mujanoviç: S’ka asnjë argument logjik, ligjor apo politik për ta mbajtur Kosovën jashtë Këshillit të Evropës
-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë
-
Opozita sllovake shpreson se votimi evropian do ta frenojë kryeministrin populist
-
“Borrell i vendosi masa Kosovës pa një vendim të Këshillit Evropian, ndërsa tash kërkon konsensusin e 27-të vendeve anëtare”
Lajmet kryesore
-
Meta paralajmëron të tjera dosje të nxehta nga SPAK, më të mëdha se “5D” e Bashkisë Tiranë
-
Finalja e Superiores do të arbitrohet nga Anthony Taylor
-
Opozita sllovake shpreson se votimi evropian do ta frenojë kryeministrin populist
-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë