Kapet një tjetër haker i grupit kriminal në Tiranë, përfituan 38 mijë euro përmes mashtrimit në Facebook
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/07/Arrestime-11.png)
Policia e Tiranës ka arrestuar një tjetër shtetas, të shpallur në kërkim, në vijim të operacionit “Transferta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve kompjuterike.
Bёhet fjalё pёr shtetasin E.K. 22 vjeç, i cili dyshohet se ka përfituar para përmes mashtrimit kompjuterik.
10 shtetas janё vendosur nё pranga deri tani dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, për një periudhë 1-vjeçare, ka ndërhyrë në llogari të ndryshme të medias sociale Facebook, duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i ka përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive.
Mё pas me anë të mashtrimit kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare duke përfituar në këtë mënyrë shumën 38 mijё euro, tregon policia.
Materialet kaluan pranё Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Balla takim me Kryetarin të Bashkisë së New Yorkut: Mik i veçantë dhe mbështetësi komunitetit shqiptar
-
40 % e hyrjeve në pallate janë bosh, tregon Censi
-
Denaj takim me Pecin në Kosovë: Forcojmë bashkëpunimin në sektorin bujqësor mes dy vendeve
-
Korça me uljen me të pakët të popullsisë në krahasim me gjithë qytetet shqiptare