Euro 2020

Manchester United i ofron Luke Shaw-it kontratë të re, cili është plani për mbrojtjen?


Luke Shaw po zhvillon një kampionat të jashtëzakonshëm Europian me Anglinë.

Në EURO 2020, ai është asistuesi më i mirë i Tre Luanëve, me tre të tilla.

Paraqitjet e tij shumë të mira, e kanë shtyrë United-in që t’i ofrojë atij një kontratë të re.

Në këtë merkato, Djajtë e Kuq po lëvizin me hapa të shpejtë.

Deri tani, ata kanë arritur transferimin e Jadon Sancho-s, dhe po afrohen shumë afër transferimit të Raphael Varane.

Solskajer ka kërkuar një projekt të ri, dhe pronarët e klubit duket se po ja plotësojnë dëshirën trajnerit norvegjez.

Pjesë e projektit të tij, madje një ndër shtyllat kryesore, është mbrojtësi i majtë, Luke Shaë.

Edhe Luke Shaw është i hapur për rinovimin e kontratës, dhe kjo pritet të ndodhë pas përfundimit të EURO 2020.

Përveç Shaw, skuadra angleze ka planë edhe për krahun tjetër të mbrojtjes.

Ata po kërkojnë që të kompletojnë shitjen e Diogo Dalot te Milan, e pastaj të kompletojnë nënshkrimin me Kierann Trippier nga Atletico Madrid.

Klubi spanjoll kërkon 40 milionë euro për mbrojtësin e Anglisë.

Transferimi i tij do të varet tërësisht nga lojtarët që Manchester United do të arrijë të largojë.

A po kthehen Djajtë e Kuq në piedestal të futbollit anglez? Mbetet për t’u parë në një sezon të zjarrtë që na pret…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore