![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/06/197657426_3087991654820518_3091396322250673031_n.jpg)
Policia e Durrësit, mesditën e 19 qershorit, ka vënë në pranga shtetasin E. Z., pasi tre ditë më parë u largua nga vendi ku aksidentoi një person.
Po ashtu bëhet me dije se 22-vjeçari ishte shpallur në kërkim më herët pasi dyshohej si autori kryesor i dy vjedhjeve në Durrës.
Më 15 qershor 22-vjeçari po drejtonte mjetin tip ‘Toyota”, ku aksidentoi shtetasen italiane A. G., 74 vjeçe dhe më pas u largua nga vendngjarja.
74-vjeçarja nuk ka pësuar lëndime të rënda dhe pas mjekimit të marrë në spital është larguar në banesë.
Akuzat e tjetër që rëndon mbi të riun, është ajo e vjedhjes. Më 10 qershor, në Kameras, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetases V. M., një sasi vlere monetare dhe disa paketa cigare. Ndërsa më 14 qershor, në lagjen nr.13, Plazh, dyshohet se ka vjedhur në marketin e shtetasit M. M.
Materialet e mbledhura do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Vjedhja”
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ismail Kadare, gjiganti i letërsisë shqipe
-
Skandali te Onkologjiku/ Rama: Është krim kundër njerëzimit, Koçiu prezanton masat
-
Rezultatet përfundimtare të raundit të parë në Francë: djathtas 33.1%, majtas 27.9
-
Konjufca: Kushtet e Kurtit shumë të arsyeshme, s’ka paqe në rajon pa u dënuar sulmuesit e Banjës