Vdekja e artistëve të mëdhenj, në moshën 27 vjeçare ka bërë që të mendohet se kjo moshë shënon njëfarë koeficienti mistik të moshës kur pëson tragjedi jeta e artistëve.
Pioneri i vdekjeve 27 vjeçare është bluzeri Robert Johnson, që ishte gjithashtu edhe pioneri i simbolikës së “shitjes së shpirtit djallit” për muzikë.
Historia e famshme fiktive për shitjen e shpirtit është se Johnson donte të luante bluz. Por s’ishte fare i aftë, sa që të gjithë e përulnin për këtë gjë. Ai për një kohë u zhduk sysh dhe u kthye krejt tjetërfare. Kur nisi të bënte muzikë, u ranë veshtë të gjithëve në tokë nga befasia, dhe të gjithë pyesnin se çfarë ka ndodhur me të?
Legjenda e famshme është se Johnson u tha se pak para mesnate ka dalur në udhëkqryq, dhe ka takuar djallin. Ai i ka bërë një marrëveshje këmbimi mes kitarës dhe shpirtit, të cilën Johnson e pranoi. Ky mit është gjallë ende në të gjithë botën e rock’n’roll-it, dhe Johnson edhe konsiderohet si rokstari primordial.
Muzika e Robert Johnson ka formësuar muzikalisht Eric Claptonin, Keith Richardsin, Brian Jones e shumë muzikanë të mëdhenj botëror.
Robert Johnson – Me and the Devil blues
Në këtë këngë Johnson tregon se si një mëngjes djalli i trokiti në derë dhe i tha “Eja se është koha të shkojmë!”
Figura e djallit është e rrënjosur në popkulturën perëndimore. Djalli në atë kohë ishte shndërruar në figurë kinematografike, kurse Johnson e sjellë edhe brenda kitarës së tij. Johnson e kitarizon idenë e “djalli-më-bëri-ta-bëj”, në melankolinë metalike të delta-bluzit.
Robert Johnson – Love in Vain
Dashuri e çuar poshtë, të duash kot, që s’ka lidhje që dashuron. Kënga Love in Vain e Johnson, është thjeshtësi e sofistikuar. Edhe Eric Clapton në këngën e famshme të Layla-s, i referohet Dashurisë së Çuar Poshtë, kur thotë “Të lutem mos m’thuaj, që rrugë për ne s’do gjesh, që dashuria ime poshtë është çuar”. Johnson-it i shkon dashuria kot, pasi gruaja e braktis dhe merr trenin.
Robert Johnson – Come on in my kitchen
Këtu Johnson, sikurse te Me and The Devil Blues, fut konfliktin e përjetshëm bluzian, atë mes bashkëshortëve. Johnson në tekste e tij lëkunden mes pafuqisë, mosshpresës, në fuqizim dhe determinim. Konflikti mes gruas si një objekt seksual, dhe gruas si nevojë primare e jetës, është mëse i tensionuar në rreshtat e tij. Megjithëse duhet të kuptohen në kontekstin kohor kur ka jetuar Johnson, mbetet ambige se çfarë ai realisht ka ndërmend në tekste. Megjithatë, Johnson cilësohet gjeni i muzikës, jo i teksteve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Këngëtarja përfaqësuese e Izraelit në “Eurovision 2024” urdhërohet të izolohet në dhomën e saj të hotelit
-
Olivia Rodrigo detyrohet t’i anulojë koncertet e planifikuara në Mançester
-
Emri i Beyonce do të hyjë në historinë franceze – por, si?
-
“The Veil”, sjellë Elisabeth Moss-in duke lundruar nëpër ujërat e spiunazhit
Lajmet kryesore
-
Edhe në mars Shqipëria me rekord trafiku pasagjerësh nga Rinasi
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Pentagoni pranon se SHBA-të kanë vrarë gabimisht një civil në sulmin në Siri në vitin 2023, raporton Washington Post
-
Osmani takon Hovenierin: Vazhdimi i masave është i padrejtë