Mes festivalesh më të mira dhe me më së shumti vizitorë, patjetër që është “Sunny Hill”, në krye të së cilit qëndron, Dukagjin Lipa, babi i yllit ndërkombëtar të muzikës pop, Dua Lipa.
I mbajtur për herë të parë në vitin 2016, duke vazhduar për katër vjet radhazi, festivali “Sunny Hill” nuk është realizuar në vitin 2020 për shkak të pandemisë me Coronavirus.
Në katër edicionet e tij, festivali ishte zhvilluar me lokacion në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, me një kapacitet prej 20 mijë pjesëmarrësish.
Por, gjërat duken të kenë ndryshuar sepse nga tash e tutje, “Sunny Hill”, do të organizohet në një lokacion të ri në dalje të kryeqytetit kosovar.
Saktësisht, ky festival tash e tutje pritet të mbahet në zonën afër panaireve në Shkabaj, ku do të investohen gjysmë milioni euro për mbjellje drunjësh dhe ndërtimin e një liqeni artificial.
Kuvendi Komunal i Prishtinës, ka votuar pro kësaj ideje duke e dhënë dritën jeshile për vazhdimin e projektit dhe zhvendosjen e “Sunny Hill” nga Parku i Gërmisë për në Shkabaj.
Gjërat janë konfirmuar nga vetë organizatori i festivalit, Dukagjin Lipa, i cili ka njoftuar të rejat rreth festivalit përmes një publikimi në llogarinë e tij zyrtare të Instagram-it.
“Ky ishte fillimi i udhëtimit tonë në vitin 2016. Pas një pritje të gjatë Sunny Hill Festival merr adresën e tij të përhershme. Faleminderit Komuna e Prishtinës, Shpend Ahmeti, Xil Ismaili për mbështetjen tuaj të palodhur, dhe gjithë Kuvendin e Prishtinës që votuan unanimisht në favor të festivalit tonë. Udhëtimi ynë fillon përsëri”, mbishkroi ai.
Ndryshe, “Sunny Hill” ka sjellë emrat më të mëdhenj të muzikës botërore, përfshirë, Miley Cyrus, Calvin Harris, Gashi, Njomza, Action Bronson e Martin Garrix.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Këngëtarja përfaqësuese e Izraelit në “Eurovision 2024” urdhërohet të izolohet në dhomën e saj të hotelit
-
Olivia Rodrigo detyrohet t’i anulojë koncertet e planifikuara në Mançester
-
Emri i Beyonce do të hyjë në historinë franceze – por, si?
-
“The Veil”, sjellë Elisabeth Moss-in duke lundruar nëpër ujërat e spiunazhit
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Pentagoni pranon se SHBA-të kanë vrarë gabimisht një civil në sulmin në Siri në vitin 2023, raporton Washington Post
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit