Vende

PINEA – xhevahiri i bregdetit, mes pishave të buta


Pinea Resort është xhevahiri më i ri në bregdetin shqiptar. I ndodhur në zonën e Golemit, pranë Pishave te Buta, Pinea mishëron bashkimin e pishës dhe detit në një tingëllim (Pine & Sea).

Kjo është risia e investimit të Pinea-s duke respektuar traditën historike të zonës.

Ky resort pritet të jetë një nga asetet turistike më të rëndësishme që do tërheqë turistët e huaj dhe vizitorët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Diaspora.

Në përurimin e saj, mes të ftuarëve speciale ishte dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili është angazhuar sa herë janë promovuar nisma turistike në Shqipëri.

Në këtë event inaugurues nuk munguan as ministra të Kosovës apo personalitete të ndryshme shqiptare.

Përurimi i Pinea Resort përkoi me hapjen zyrtare të sezonit turistik në Shqipëri. Ëndrra e familjes Mustafa është realizuar dhe është realiteti veror me elegant dhe më i ri në hapësirën bregdetare të Shqipërisë.

Pinea është një ide që qëndron me kohën, duke kujtuar të kaluarën e duke ëndërruar për një investim që përfaqëson të gjithë historinë e zonës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore