Këngëtarja e njohur nga Maqedonia e Veriut, Altuna Sejdiu – Tuna, ka bërë një rikthim në mediat rozë duke u bërë objekt kryesor diskutimi. Por, jo për muzikë!
Para pak ditësh, Tuna në është bërë nënë për herë të dytë teksa në jetë ka sjellë një djalë tjetër, të cilin e ka pagëzuar me emrin – Zen.
Ajo çfarë i bëri kurioz fansat e Tunës dhe ata që e ndjekin ishte fakti se ajo kishte arritur që ta mbaj sekrete gjatë gjithë kohës shtatzënisë së saj deri në momentin kur e bëri publike gjatë momenteve të lindjes.
E njohur si “super detajiste”, Tuna, mund ta ketë mbajtur sekret shtatzëninë e saj por s’mund të kishte harruar të realizonte një fotosesion profesional më barkun e fryrë dhe flokët e saj të gjata.
Ylli i hitit “Fenix”, ka publikuar në llogarinë e saj të Instagramit disa imazhe të reja nga seti i shtatzënisë ku kishte pozuar në një atelie arti me disa skulptura përreth dhe një fytyrë që lente për të dëshiruar se këngëtarja i gëzohej pritjes së ëmbël.
Ndyshe, kënga e fundit e publikuar nga Tuna është video klipi i “Amoni”, projekt ky i cili numëron mbi një milion shikime në YouTube.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sekretet për të pasur një super kujtesë në moshën 80-vjeçare
-
Cardi B dhe Offset shihen sërish bashkë – a janë pajtuar ata?
-
Departamenti i Drejtësisë amerikane ka në plan të riprogramojë marihuanën si një drogë me rrezik më të ulët
-
Astrazeneca në gjykatë: Vaksina jonë mund të shkaktojë një efekt anësor shumë të rrallë