![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/05/l-intro-1608512594.jpg)
Këngëtarja e muzikës pop, Ariana Grande, është ylli i fundit që është është nderuar në “Madame Tussauds”, me një statujë dylli, të njëjtë me pamjen e saj.
“Madame Tussauds Hollywood”, zbuloi figurën e re të Grande-s, teksa të gjithë fansat do ta kenë mundësinë të bëjnë fotografi me të.
“Ju e dëshiuat atë? Ne ua sollëm atë. Ariana Grande ka mbërritur në Madame Tussauds Hollywood”, thuhej në njoftimin e muzeut të famshëm të Hollywoodit, teksa kanë cituar disa nga vargjet e këngës “7 Rings”.
Statuja e dyllit është e veshur me një dantellë të zezë me dy pjesë dhe me version të shkëlqyeshëm, teksa i kanë shtuar edhe një xhaketë me pendë të përmasave të mëdha, të fryra nga veshja që Grande e përdori në video klipin “Rule the World” së bashku me rep artistin, 2 Chainz.
Figura është pozuar gjithashtu në një set me tendenca të temës rozë që ta kujton video klipin e saj “7 Rings”.
Por kjo nuk është statuja e parë e dyllit e 27-vjeçares.
Në vitin 2019, “Madame Tussauds London” zbuloi figurën e saj të dyllit me edicion të kufizuar të këngëtares së “Positions”, duke thënë se ata “gozhduan” pamjen e saj nënshkruese përpara se shumë fansa të Grande të vinin në dukje se nuk i ngjante asaj.
Grande komentoi mbi figurën e dyllit në mediat sociale në atë kohë duke thënë: “Unë thjesht dua të flas”. Por duket sikur shënimet janë marrë për debutimin e fundit të Grande pasi figura e dyllit e këngëtares ishte “shumë e kërkuar”.
Ariana Grande, akoma nuk ka komentuar publikisht për figurën e re të dyllit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Del në ankand letra Mbretëreshës Elizabeth e vitit 1950 – por, çfarë shkruhet aty?
-
Një valë verore e COVID-19 ka mbërritur në SHBA
-
Nicole Scherzinger flet për shpresat e saj për të krijuar një familje, thotë se “dëshiron të bëhet nënë”
-
Ben Affleck largon gjërat e tij nga rezidenca e përbashkët me Jennifer Lopez në mes të krizës së martesës