Në mesazhet e dërguara në platformën Instagram, mund të shtohen efekte speciale sipas dëshirës së përdoruesit.
Përditësimet e fundit në software, ku Facebook ka shkrirë Messenger me mesazhet direkte në Instagram, ofrohet vendosja e ngjyrës së personalizuar të mesazheve.
Secili nga përdoruesit mund të shtojë efektet speciale të mesazheve direkte në Instagram nëpërmjet gjashtë hapave.
Sipas faqes së teknologjisë, Gadgets 360°, fillimisht duhet siguruar se në aparatin telefonik është instaluar versioni i ri. Pas hapjes së një nga bisedave të bëra duhet shtypur opsioni “Magnifier” i cili ndodhet në të majtë në krahë të fushës ku futet teksti.
Me shfaqjen e katër efekteve, duhet shtypur “Tap and Choose” te efekti i përzgjedhur. Më tej, hapi i fundit që mbetet për t’u bërë është realizimi i këtyre hapave të mëparshëm kur dërgohet mesazhi./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ali Ahmeti ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës, Rama: Është ndër shqiptarët më të mirë të historisë kombëtare
-
Interpelanca/ Salianji: Situata e kriminalitetit është e rëndë, Balla: Në vitin 2023 niveli më i ulët i vrasjeve
-
Versioni i Trump: Sërish dhunë nëse nuk fitoj? Varet
-
Sulmet e Metës dhe paraqitja e Veliajt në SPAK, Gonzato: Nuk komentojmë hetimet, por e mbështesim prokurorinë