Aplikacione

3 mënyra për të parë historikun e Chrome


Google Chrome e mban historinë tuaj të shfletimit në një mënyrë të mirëmbajtur. Kështu që, sa herë që duhet ta shikoni, do ta kuptoni dhe gjeni lehtësisht atë që po kërkoni.  

Ka metoda të ndryshme me ndihmën e të cilave mund të shikoni historinë tuaj në celular, si dhe në desktop. Në këtë artikull, ne do t’ju tregojmë mënyra të ndryshme për të parë historikun e shfletimit të Chrome në pajisjet Windows, Mac, Android dhe iOS.

1.Hapni historinë nga menyja

Kur të jeni brenda Chrome, do të shihni butonin “Customize and control Google Chrome ” në këndin e sipërm djathtas. Klikoni mbi atë.

Tani, do të shihni opsionin “History”. Lëvizni kursorin mbi të dhe do të shfaqen më shumë opsione.  

Do të shihni një faqe të re që tregon të gjithë historinë tuaj. Të gjitha hapat që keni bërë në të kaluarën. Klikoni dy herë në ndonjë nga ato për ta hapur në një “tab” të re të Chrome.

2. Shikoni historinë duke përdorur URL-në e komandës
Ju gjithashtu mund të hapni historinë tuaj duke hapur thjesht një “tab” të re, shkruani URL-në e komandës “chrome://history” në shiritin e adresave dhe shtypni “Enter”. Në vijim do të shihni faqen e historisë përpara jush.

3. Përdorimi i tasteve
Thjesht duke shtypur “Command + Shift + T” në Mac dhe “Control + Shift + T” në Windows do të hapet uebfaqja e fundit nga historia. Ju mund t’i shtypni këto komanda përsëri dhe përsëri për të rihapur faqet nga historia në rend të kundërt kronologjik (artikulli i fundit historik do të hapet i pari). 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore