Lajme

26 gazetarë janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori, katër prej tyre në Izrael


Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) thotë se 31 gazetarë janë vrarë deri më tani në luftën mes Izraelit dhe Hamas-it.

Njëzet e gjashtë nga këta gazetarë u vranë në Gaza.

Katër nga këta gazetarë u vranë gjatë sulmit të Hamasit të 7 tetorit në Izrael.

Një gazetar u vra në Liban, dyshohet se nga bombardimet izraelite që kanë shënjestruar Hezbollah-un.

CPJ-ja thotë se nëntë gazetarë të tjerë janë raportuar të zhdukur ose të ndaluar.

“CPJ-ja po heton gjithashtu raporte të shumta të pakonfirmuara për gazetarë të tjerë të vrarë, të zhdukur, të ndaluar, të lënduar ose të kërcënuar, si dhe të dëmtimit të zyrave të mediave dhe shtëpive të gazetarëve”, thotë grupi në një deklaratë për shtyp.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore