Lajme

100 të vrarë në sulmet ndaj fshatrave në Niger


100  njerëz u vranë më 2 janar në sulmet  e kryera në dy fshatrat në Niger-in  perëndimor,  deklaroi Kryeministri Brigi Rafini. Ai tha se kjo është  një prej ditëve më vdekjeprurëse në kujtesën e  një vendi, i cili është  shkatërruar nga grupet islamiste radikale.  Burime të sigurisë  njoftuan se të paktën 70 civilë u vranë në sulmet e njëkohshme nga militantët e dyshuar islamistë në fshatrat Tchombangou dhe Zaroumdareye.

Niger-i ka pësuar sulme të përsëritura nga militantë, të cilët lidhen  me Al Qaeda-n dhe Shtetin Islamik pranë kufijve me Mali-n dhe Burkina Faso-n. Dhuna është pjesë e një krize më të gjerë sigurie në rajonin e Sahel-it  në Afrikën Perëndimore.  Kjo dhunë ka ka nervozuar aleatët perëndimorë si Franca, të cilët kanë dërguar trupa dhe burime në rajon. Kryeministri i Nigerit  nuk bëri askënd përgjegjës  për sulmet. 

Sulmet e 2 janarit  ndodhën në  ditët kur komisioni zgjedhor njoftoi rezultatet ne raundit të  parë të zgjedhjeve për të zëvendësuar presidentin Mahamadou Issoufou, i cili po largohet pas një dekade në pushtet. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dënoi sulmet terroriste, të cilat “çuan në vrasjen dhe plagosjen e shumë civilëve të pafajshëm”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore