Lajme

10 të vdekur dhe 340 të infektuar me COVID-19 në Kosovë


10 të vdekur nga COVID-19 dhe 340 persona janë infektuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Numri i të infektuarve vjen nga 2 mijë e 715 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 411 pacientë, duke e çuar në 57 mijë 385 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, gjithsejtë 162 të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (67, 80, 55 vjeç), Prizren 2 raste (54, 46 vjeç), Rahovec 2 raste (76, 52 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (58 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 65 mijë e 690 ku 6 mijë e 737 mbesin raste aktive.

Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën edhe pesë persona nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore