Lajme

Mehaj: Për 25 vite institucionet kanë bërë një punë modeste në argumentimin dhe ndriçimin e gjenocidit serb


Në shënim të ditës së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, e cila përkon me ditën kur u krye Masakra në Meje të Gjakovës, ish-ministri i Mbrojtës, Armend Mehaj, ka thënë se institucionet kanë një punë modeste në argumentimin dhe ndriçimin e gjenocidit serb që është kryer në Kosovë.

“Për këto 25 vite nga lufta në Kosovë, institucionet e vendit tonë kanë bërë një punë modeste në argumentimin dhe ndriçimin e gjenocidit serb që është kryer në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, Mehaj ka shtuar se Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Instituti i Historianëve duhet të punojnë për argumentimin e gjenocidit serb që nga viti 1912.

“Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës këtë vit ka botuar veprën me titull ‘Genocide and massacres od Serbia in Kosova (1998-1999)’, e cila është një punë me rëndësi dhe publikim i cili përmbledh në veten e saj punime të shumë studiuesve tonë e të huaj. Po ashtu, ketë vit Institutit i Historisë në Prishtinë, ka botuar po ashtu përmbledhjen me titull ‘Gjenocidi serb kundër shqiptarëve gjatë shek.XIX-XX’, e cila po ashtu përmban shumë kontribute të historianeve nga Kosova e Shqipëria në lidhje me gjenocidin serb të kryer në Kosovë gjatë shekujve XIX-XX”.

Sipas tij, libri i Nysret Pllanes, është dashur që të shpërndahet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në rrjetin e Ambasadave të Kosovës nëpër botë, me të vetmin qëllim që shtetet e tjera nëpër botë të mësojnë të vërtete e gjenocidit serb në Kosovë.

“Këtë libër kam pasur fatin që të ndaj në shumë parlamente të shteteve të ndryshme anëekënd botës. Dr.Imeraj, po ashtu me dy librat e tij “Masakrat në Lybeniq (1998-1999)” dhe “Masakra e forcave serbe në Pastasel të Rahovecit (31 mars 1999), ka bërë në punë të jashtëzakonshme në argumentimin e gjenocidit serb në Kosovë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore