Boterori 2022

🔴LIVE: Portugali – Zvicër


Perfundon ndeshja. POrtugalia kalon në çerekfinale dhe do të përballet me Marokun.


GOOOOOOOL! Portugalia shënon edhe golin e gjashtë.

Rafael Leao ka shënuar super-gol, vetëm pesë minuta pasi hyri në lojë.

https://twitter.com/eurofootcom/status/1600231472052330497?s=20&t=b8UhmEDH1tMvKJabD2bPLg


90’ Inkuadrohet Ardon Jashari.


85’ Ronaldo e gjen golin, por ishte në pozicion jashtë loje.


73’ Hyn në lojë Cristiano Ronaldo në vend të Joao Felix.

Gjithashtu te portugezët hyjnë në lojë edhe Vitinha dhe Horta, ndërsa largohen Ramos dhe Otavio.


67’ GOOOOOL! Portugalia shënon edhe golin e pestë.

Goncalo Ramos shënon golin e tretë personal në këtë ndeshje, pas asistimit të Joao Felix.


58′ GOOOOOL! Shënon Zvicra.

Manuel Akanji ka shënuar për Zvicrën pas një harkimi nga këndi.


55′ GOOOOOL! Portugalia shënon edhe golin e katërt.

Raphael Guerreiro ka shënuar pas asistimit të Goncalo Ramos.


51′ GOOOOOOOL! Portugalia shënon golin e tretë.

Goncalo Ramos e ka shënuar golin e  tij të dytë personal në këtë ndeshje. Asistues ishte Diogo Dalot.


Fillon pjesa e dytë.


Përfundon pjesa e parë. Portugalia shkon në pushim me epërsi të dyfishtë ndaj Zvicrës.


39’ Rast shumë i mirë për Zvicrën për ta ngushtuar epërsinë. Remo Freuler godet topin nga afër pas një tollovie në zonën e portugezëve, por Diogo Dalot e largon topin nga vija.


33’ GOOOOOOL! Portugalia shënon golin e dytë.

Pepe e ka shënuar golin e dytë për portugezët nga goditja nga këndi.


30’ Xherdan Shaqiri ishte shumë afër për ta barazuar rezultatin nga goditja e lirë. Por topi u devijua për në goditje nga këndi nga muri i gjallë. Topi shkoi ngjitur me shtyllë.


22’ Rast i mirë për Portugalinë. Goncalo Ramos pati një mundësi të mirë për ta shënuar golin e dytë, por goditja e tij në hyrje të zonës ishte e plogësht.


17’ GOOOOOL! Portugalia kalon në epërsi.

Goncalo Ramos e ka kaluar në epërsi Portugalinë me një gol shumë të bukur të shënuar në hyrje të zonës.


16’ Kur kanë kaluar 15 minuta, është duke u zhvilluar një ndeshje e qetë dhe e kujdesshme nga dyja ekipet.

Asnjë rast serioz nuk është regjistruar nga asnjëra skuadër.


Goncalo Ramos deri më tani numëron vetëm tre paraqitje me kombëtaren e Portugalisë, prej të cilave e ka shënuar një gol.


Shaqiri është golashënuesi i pestë në historinë e Zvicrës në të gjitha kohërat. Ai në total ka shënuar 27 gola në 111 ndeshje në të gjitha garat.

Alex Frei ka më së shumti gola për kombëtaren zvicerane. Ai ka shënuar 42 gola në 84 paraqitje.


Fillon ndeshja.

Gjyqtari meksikan, Ramos, jep shenjë për fillimin e takimit. Të parët me topin luajnë zviceranët.


Pavarësisht se është një lojtar shumë i kërkuar nga të shumë klube të Evropës, Rafael Leao ende nuk e ka fituar besimin e trajnerit të Portugalisë, Fernando Santos-it.

Ylli i Milan-it vazhdon të jetë një rezervist te portugezët.

Në Katar ai ka luajtur 52 minuta në tre ndeshje, ku ka gjetur edhe një gol.


Të tetë golat e Ronaldo-s në Kupën e Botës kanë ardhur në fazën e grupeve të kompeticionit, më së shumti gola të shënuar nga një lojtar në historinë e turneut pa shënuar asnjëherë në raundet e eliminimit.

Ronaldo ende nuk e ka gjetur rrjetën në asnjë nga gjashtë paraqitjet e tij me eliminim direkt për Portugalinë në Kupën e Botës, pavarësisht se ka luajtur 514 minuta dhe ka 25 tentativa gjithsej për gol.


Brohoritje të mëdha për emrin e Cristiano Ronaldo-s kur lexohet në listën e zëvendësuesve të Portugalisë.

Mendoni se shumë fansa janë ende në shok, veçanërisht vendasit që kishin ardhur për të parë superyllin në Katar.



Interesant është fakti i ndryshimit te formacionit të Portugalisë. Fernando Santos ka futur në lojë nga minuta e parë sulmuesin e Benfica-s, Goncalo Ramos.

Ai ka luajtur vetëm nëntë minuta me Uruguain dhe tre minuta me Ganën në këtë Kampionat Botëror.


Portugali – Zvicër është ndeshja e fundit e fazës së 1/8-ve të finales në Kupën e Botës, teska do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Lusail Iconic Stadium”.

Granit Xhaka dhe Xhardin Shaqiri përballë Portugalisë për të bërë mrekullinë e radhës në këtë Botëror, pas fitores që arritën ndaj Serbisë.

Dy futbollistët shqiptarë, sikurse pritej, janë pesë e formacionit titullar të Zvicrës ndaj përfaqësueses luzitane, së cilës i mungon në start Cristiano Ronaldo, që me sa duket është ndëshkuar nga trajneri Santos për reagimin që pati në sfidën e fundit ndaj Koresë së Jugut.

Formacionet zyrtare:

Portugalia (4-1-2-3): Diogo Costa; Dalot, Rúben Dias, Pepe, Cancelo; Otávio, Ëilliam Carvalho, Bruno Fernandes; Bernardo Silva, Gonçalo Ramos, João Félix.

Zvicra (4-2-3-1): Sommer; Fernandes, Schär, Akanji, Rodríguez; Freuler, Xhaka; Shaqiri, Soë, Vargas; Embolo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore