Kosova

Zyrtarja e DASH-it në Kosovë: Do të përqendrohem në marrëdhëniet me SHBA-në


Zëvendës ndihmës Sekretarja e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick dhe ambasadori amerikan Jeff Hovenier.

Zëvendës ndihmës Sekretarja e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick, gjatë vizitës së saj zyrtare në Kosovë është takuar me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, me të cilin ka diskutuar për qëllimin e vizitës së saj.

Takimin e ka bërë të ditur Hovenier përmes një shkrimi në rrjetin social ‘X’.

“Është kënaqësi të mirëpresim Zëvendës Ndihmës Sekretaren Nicole Chulick në Kosovë. Chulick mbikëqyr zyrat për Evropën dhe Azinë Jugore/Qendrore në Byro-në për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë në Departamentin e Shtetit”.

“Gjatë vizitës së saj, Chulick do të përqendrohet në çështje kritike për marrëdhënien tona dypalëshe, duke përfshirë të drejtat e pakicave dhe të drejtat e njeriut në Kosovë”, ka shkruar ai.

Chulick, të hënën është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

E pas Osmanit, ai është takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Kurti e Osmani, të hënën kanë zhvilluar takim edhe me ministren e Katarit, të cilën e kanë falënderuar për përkrahjen që kanë ofruar ndaj shtetit të Kosovës për t’u anëtëarësuar në organizata ndërkombëtare.

E para e shtetit tutje, ka kërkuar që të rritet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Katarit.

“Presidentja Osmani ka nënvizuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të raporteve me Katarin dhe në këtë kontekst ka përmendur fushën e mirëqenies sociale, mbështetjen për invalidët e luftës, sektorin e shëndetësisë, turizmin si dhe projekte të tjera investuese”.

Ndryshe, Kosova vazhdimisht është kritikuar nga shoqëria civile dhe opozita për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore