Sport

Zyrtare/ Saul Niguez bashkohet me Chelsea-n


Saul Niguez është larguar nga Atletico Madrid, duke u bashkuar me kampionët e Evropës, Chelsea-n.

Saul kishte kërkuar largimin nga kampionët e Spanjës që shumë kohë, por asnjëherë nuk gjeti një skuadër që i përmbushte kërkesat e tij.

Në fund, dolën kampionët e Evropës, që në kërkim për të përforcuar edhe më shumë mesfushën, kthyen sytë te Saul.

Në minutat e fundit të merkatos verore, ndodhi gjithçka.

Afrimi i Antoine Griezmann nga Barcelona, e bëri të mundur që Saul të ketë më të lehtë largimin.

Futbollisti spanjoll do t’i bashkohet Chelsea-s në formulë huazimi me të drejtë blerje.

Blutë e Londrës do të paguajnë pesë milionë euro për huazimin, dhe 40 milionë euro nëse dëshirojnë ta blejnë në fund të sezonit.

Saul largohet nga Atletico Madrid-i pas më shumë se një dekade, ku shpenzoi kohë me të gjitha kategoritë e moshave.

Te Chelsea, ai pritet të prezantohet në ditët e ardhshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore