Sport

Zyrtare/ Ibrahima Konate është lojtari më i ri i Liverpool-it


Liverpool e ka bërë zyrtare nënshkrimin me mbrojtësin 22-vjeçar frencez, Ibrahim Konate.

Këtë e bëri të ditur vet klubi përmes një komunikate.

Konate do t’i bashkohet Liverpool-it prej datës 1 korrik nga Leipzig-u.

22-vjeçari ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare me të kuqt, deri në vitin 2026.

Konate u shpreh shumë i lumtur për transferimin e tij në Angli.

“Jam shumë i lumtur që po i bashkohem një klubi masiv si Liverpool-i”, filloi ai.

“Është një moment shumë emocionues për mua dhe familjen time. Mezi po pres që të takojë shokët e ri të skuadrës, stafin, dhe të filloj punën në këtë klub të mrekullueshëm”.

Ibrahima Konate është për momentin pjesë e EURO U-21 me Francën.

“Jam i fokusuar te EURO U-21 me Francës, por pasi këtij kompeticioni do t’i bashkohem një klubi të madh dhe kjo më jep një ndjenjë shumë të mirë”.

“Kam punuar shumë fort për shumë vitë për të arritur në këtë pikë”.

“I falënderohem të gjithëve te Leipzig, pa ata nuk do të ishte e mundur”.

Konate do t’i bashkohet Liverpool-it pas katër sezoneve dhe 95 ndeshjeve me Leipzig-un.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore