Kosova

Tre ministra të mbrojtjes nga rajoni të premten në Kosovë


Ministria e Mbrojtjes.

Të premten e 10 shkurtit nën organizimin e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, do të mbahet takimi i ministrave të Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, Sllavjanka Petrovska ministrja e Maqedonisë së Veriut dhe ushtruesit të detyrës së ministrit të Mbrojtjes së Malit të Zi, Filip Adziq.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate nga Ministria e Mbrojtjes.

“Nën organizimin e Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, nesër më 10 shkurt, do të mbahet takimi i ministrave të Mbrojtjes së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa në ora 12:00 është paralajmëruar se do të lexohet deklarata e përbashkët e katër ministrave të mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe homologeja nga Maqedonia e Veriut, Sllavjanka Petrovska.

Më 14 prill të 2022, Mehaj ishte takuar me homologen e tij nga Maqedonia e Veriut, Sllavjanka Petrovska ku kishin nënshkruar memorandum mirëkuptimi me bashkëpunimin në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë.

Përmes këtij memorandumi synohej që të bashkërendohet dhe sinkrizohet korniza ligjore, masat, veprimet dhe aktivitetet që sigurojnë zbatimin sa më të suksesshëm të të gjitha marrëveshjeve.

Edhe ministrja Petrovska, kishte shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit bilateral në mes të dy vendeve.

Kështu, duke ofruar përvojën e procesit të integrimit në strukturat euroatlantike, në të cilat ka kaluar Maqedonia e Veriut, si dhe mbështetja në proceset përkatëse nga niveli i vendit anëtar të NATO-s dhe vizionit për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë dhe më gjerë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore