Kosova

Mehaj me homologen e Maqedonisë së Veriut nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi


Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe homologeja nga Maqedonia e Veriut, Sllavjanka Petrovska.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me homologen e tij nga Maqedonia e Veriut, Sllavjanka Petrovska kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi me bashkëpunimin në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë.

Këtë e ka bërë të ditur ky dikaster përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur sot në takim zyrtar, homologen e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Ministren e Mbrojtjes, znj. Slavjanka Petrovska. Përveç takimit kokë më kokë dhe në nivel të delegacioneve, në këtë takim u nënshkrua edhe Memorandumi i Mirëkuptimit, lidhur me bashkëpunimin në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë”, thuhet në njoftim.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe homologeja nga Maqedonia e Veriut, Sllavjanka Petrovska.

Ndër të tjera, është bërë e ditur se edhe ajo se çka synohet përmes këtij memorandum.

“Të bashkërendohet dhe sinkronizohet korniza ligjore, masat, veprimet dhe aktivitetet që sigurojnë zbatimin sa më të suksesshëm të gjitha marrëveshjeve tona”.

Sipas Mehaj, “procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut është përvojë që do të ndajmë së bashku në procesin tonë integrues euroatlantik”.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe homologeja nga Maqedonia e Veriut, Sllavjanka Petrovska.

Edhe ministri Petrovska, ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit bilateral në mes të dy vendeve, duke ofruar përvojën e procesit të integrimit në strukturat euroatlantike, në të cilat ka kaluar Maqedonia e Veriut, si dhe mbështetja në proceset përkatëse nga niveli i vendit anëtar të NATO-s dhe vizionit për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë dhe më gjerë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore