Tokyo 2020

Tokio 2020, përcaktohen skuadrat gjysmëfinaliste në futbollin e femrave


Janë mësuar katër skuadrat që do të përbëjnë dy çiftet gjysmëfinaliste në futbollin e femrave në Lojërat Olimpike.

Katër skuadrat janë: Kanadaja, Australia, Suedia dhe SHBA.

Kanadaja u kualifikua pasi mundi Brazilin me penallti 4-3, Australia mundi në kohën shtesë Britaninë e Madhe me rezultatin 3-2, Suedia fitoi brenda kohës së rregullt 3-1 me Japoninë dhe SHBA u kualifikuan pas fitores 4-2 me penallti përballë Holandës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore