Kombëtarja e Kanadasë ka fituar medaljen e artë në futbollin e femrave pasi mundi Suedinë me penallti.
Koha e rregullt dhe ajo e shtesës së 30 minutave përfundoi në barazim 1-1 dhe dy skuadrat u drejtuan nga pika e bardhë e penalltive.
Shqiptarja, Kosovare Asllani që luan për Suedinë gaboi penalltinë e parë, por së bashku me të gabuan edhe tre bashkëlojtare të tjera.
Në krahun tjetër, kanadezet gabuan tre herë dhe shënuan po tre herë, duke fituar me rezultatin 3-2.
Kështu Kanadaja merr medaljen e artë në futbollin e femrave në Tokio 2020.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com