Soreca: Të hapen negociatat/ Shqipëria të ketë kujdes me median

SHFLETO
Greta Gjinaj
20.10.2021 9:41
Loading Icons...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, në një konferencë për shtyp të mërkurën e 20 tetorit, theksoi dhe njëherë faktin se falë rezultateve pozitive të Shqipërisë, brenda vitit duhet të hapet Konferenca e Parë Ndërqeveritare.

Raporti i Komisionit Evropian, konfirmon se Shqipëria i ka përmbushur kushtet që ishin përcaktuar nga Këshilli Evropian. BE-ja duhet të lexojë raportin dhe të mbajë Konferencën e Parë brenda vitit 2021”.

Soreca i dorëzoi Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, raportin, ku njoftoi se të njëjtën ja ka dorëzuar dhe kryeparlamentares, Lindita Nikollës.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e përbashkët pas publikimit të Progres-Raportit të Komisionit Evropian, e mërkurë, 20 tetor 2021.

Sipas tij, duke u bazuar të raporti me nota pozitive, tha se Shqipëria në rrugëtimin e saj që prej vitit 2020, fushat ku ka përmirësime ishte i pamjaftueshëm dhe ajo duhet të forcojë lirinë e shprehjes dhe të medias në pëptuhje me atë të Komisionit të Venecias.

Por, nga ana tjetër, Soreca, theksoi faktin se Shqipëria është “100% në përputhje me politikat e jashtme dhe të sigurisë me BE-në”.

“Përgëzojmë Shqipërinë në arritjet e bëra në reformën në drejtësi dhe procesin e vetting-ut”, theksoi Ambasadori.

Dhe jo vetëm, sipas Soreca-s lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka parë rezultate pozitive. Ai mori parasysh këtu marrjen pjesë në një sërë operacionesh ndërkombëtare dhe arrestime.

Ndërsa, vijon duke u ndalur dhe te liria e fjalës dhe të shprehurit, ku duhet një rregullator dhe fuqizimi i pavarësisë së medias.

Duke i mëshuar kësaj të fundit, Soreca tha se vetërregullimi dhe ligji për mediat duhet të jetë në qendër të politikave në vazhdim të Qeverisë.

Megjithatë Soreca u fokusua dhe te përparimi i zhvillimit ekonomik.

“Qeveria dhe Banka Qendrore kanë marrë veprime të shpejta për të mbështetur biznesin, familjen dhe sektorin e shëndetësisë pas krizës së pandemisë”.

I pyetur për sa i përket standardit të BE-së në lidhje me sundimin e ligjit, ai u shpreh i prerë se, “KE-ja është shumë e qartë për standardet e sundimit të ligjit në BE. Kjo e fundit po merr hapa për ata që nuk i përgjigjen këtyre kritereve”.

Ai vijoi duke ritheksuar dhe njëherë se duke parë rezultatet e mira, zgjatja e procesit të vetting-ut është e rëndësishme. “Të vijojë dhe të përfundojë”, u shpreh Soreca, “në rajon por dhe më tej”.

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, Soreca, inkurajoi si opozitën ashtu dhe mazhorancën që të ulen në tryezë dhe të diskutojnë ato tema që kanë nevojë për diskutim.

“Nëse ne na kërkohet për asistencë jemi të gatshëm të ndihmojmë gjithë spektrin politik”.

Ndërkohë ai tha se Shqipëria është pjesë e politikave të zgjerimit të BE-së, “kur je pjesë e lojës nuk ndryshohen rregullat gjatë kohës që luan lojën”.

“Meritat që ka Shqipëria janë të shkruara e zezë në të bardhë. Që të gjitha kushtet janë përmbushur dhe ka ardhur koha të ecim përpara”, ishte mesazhi që dha Soreca në përfundim të fjalës së tij.