Kosova

Shoqëria civile kërkon që të anulohet vendimi për pagat në sektorin e drejtësisë


Qeveria e Kosovës.

Gjashtë organizata nga shoqëria civile kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të anulohet vendimi për pagat në sektorin e drejtësisë, sikur para rritjes që morën në vitin 2017 me vendim të Qeverisë së ish kryeministrit Ramush Haradinaj.

Sipas këtyre organizatave, me këtë vendim janë përdorur të pavërteta për ta arsyetuar vendimin e ri.

“Përtej kualifikimit formal, vendimi i sotëm i Qeverisë paraqet ulje të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thuhet në njoftim të nënshkruar nga organizatat Columbus, Çohu, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Iniciativa për Progres, Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Lëvizja Fol.

Sipas organizatave, që e kanë nënshkruar këtë vendim ngritja e pagave ishte konfirmuar si e ligjshëm nga Gjykata Kushtetuese.

“Vendimi i Qeverisë për ngritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, vendim ky i nxjerrë si nga qeveria Haradinaj ashtu edhe nga qeveria Kurti, tanimë ka krijuar pritje legjitime për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, se kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e pagave të tyre tanimë është konfirmuar”.

Gjykata Kushtetuese.

Shoqëria civile ka rikujtuar se një përcaktim se kur mund të ulen pagat e gjyqtarëve është bërë edhe nga Komisioni i Venecias.

“Standardet se ulja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk është e lejuar, përjashtimisht rasteve shumë specifike, të cilat nuk paraqiten në situatën konkrete”.

Teksa, kanë adresuar kritika ndaj qeverisë aktuale për ndryshime të qëndrimeve.

“Për më tepër, sa ishte në opozitë, vet Lëvizja Vetëvendosje në kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese kishte theksuar se ‘…ulja dhe rritja e tyre[pagave], është kompetencë e Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

“Nisur nga fakti se, siç u tha, gjyqtarët dhe prokurorët tanimë kanë krijuar pritje legjitime për pagat e tyre, të cilat pritje janë manifestuar edhe në kuptim të hyrjes së tyre në obligime financiare, ky vendim i Qeverisë tanimë ngrit potencialin korruptiv në sistemin e drejtësisë”, thuhet në reagim të shoqërisë civile”.

Në mbledhjen e të mërkurës Qeveria e Kosovës ka vendosur që të kthej pagat në këtë sistem sikur para rritjes prej gati dyfish që kishte vendosur Haradinaj.

Vendimi është miratuar nga deputetët e Qeverisë dhe i është dërguar Kuvendit për miratim, sipas ekzekutivit në këtë formë po respektohet Kushtetuta.

Miratohet projektligji për pagat në sektorin publik

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore