Lajme

Miratohet projektligji për pagat në sektorin publik


Mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e të mërkurës ka miratuar projektligjin për pagat në sektorin publik.

Projektligjin për pagat e ka prezantuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para ministrave, i cili ka bërë të ditur se ky projektligj është duke u krijuar për herë të parë në Kosovë.

“Ky projektligj po krijohet për herë të parë në Republikën e Kosovës, sistemin e unifikuar të pagave ky sistem ka në thelb drejtësinë rregullimin e pagës për të gjithë të punësuarit që paguhen nga shteti”.

Me miratimin e këtij projektligji, pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen sikur para vendimit të vitit 2017 të marrë nga Qeveria Haradinaj.

“Kushti i paraparë për përjashtim të këtij ligji është plotësuar me nxjerrjen e aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Kurti në mbledhjen e 109-të të Qeverisë.

Do të thotë në këtë draftligj të publikuar është vetëm sektori i drejtësisë i vetmi që preket me ulje të pagës.

Por, sipas kryeministrit, do të ketë dallim të madhe nga pagat që janë aktualisht.

Qeveria e Kosovës.

“Ne jemi siguruar që të zvogëlohet dukshëm dallimi në mes të pagës më të lartë dhe asaj më të ulët nga 20 herë sa është sot në 4.77 herë midis kreut të shtetit dhe zyrtarit më të thjeshtë në hierarkinë e shtetit. Askush nuk mund të paguhet më shumë sesa pesëfishi i pagës më të ulët në administratën tonë”.

Edhe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kërkuar nga ministrat që të miratojnë këtë projektligj.

“Përcaktimi i pagës me pothuajse 60 akte të veçanta ka fragmentuar të gjithë sektorin dhe ka prodhuar mungesë të lartë të transparencës në institucionet shtetërore”.

“Në bazë të analizës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, reforma në administratë publike është e mangët pa një sistem të mirëfilltë të pagave andaj ky projektligj synon që të krijohen  rregullat për pagat, kjo reformë nuk ka si të arrihet ndryshme përveç se barazisë dhe drejtësisë”.

Qeveria e Kosovës blen dy objekte të ambasadave në Zagreb Kroaci dhe në Dakar Senegal

Një tjetër vendim që ka miratuar Qeveria e Kosovës është blerja e dy objekteve në Zagreb Kroaci dhe në Dakar Senegal.

Këtë projektligj e ka prezantuar ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz.

“Më lejoni që të ju paraqes për miratim një propozim për marrjen e vendimit për blerjen e objekteve të ambasadave të Republikës së Kosovës në dy shtete. Pra, konkretisht në Zagreb Kroaci dhe në Dakar Senegal për nevojë të shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës”, ka thënë Gërvalla.

Donika Gervalla

Ky propozim është marrë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Ministrja Gërvalla, ka sqaruar edhe arsyen pse kanë vendosur të blejnë një objekt në Senegal.

“Arsyeja pse kemi zgjedhur Senegalin lidhet me disa aspekte teknike domethënë ne mund të kishim bërë kërkesë edhe për ambasada të tjera të shumta, mirëpo sipas fjalës popullore ‘shtrijë  këmbët sa e ka organin’, edhe ne buxheti i këtij viti këtë shumë na lejonte prandaj jemi përcaktuar për Kroacinë dhe Senegalin”

Arsimi Tahiri caktohet drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës

Gjatë mbledhjes është përzgjedhur edhe drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës që funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Drejtor i kësaj pozite është zgjedhur Arsim Tahiri, kërkesën para Qeverisë për miratimin e tij në këtë pozitë e ka paraqitur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Nga ky prizmë dhe nga kërkesa e ministrisë së drejtësisë kemi ndërmarrë të gjitha hapat procedural administrativ për zhvillimin e procedurës së rekrutimit. Në këtë procedurë të rekrutimit kanë 6 persona dhe pas verifikimit të paraprak testimit i janë nënshtruar dy nga ta. Të dy nga këta kanë rezultuar të suksesshëm dhe kanë kaluar provën për 70 për qind”.

Shërbimi Sprovues është organ qendror i administratës shtetërore në vartësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe është përgjegjës për kryerjen e punëve lidhur me organizimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e ekzekutimit të dënimeve alternative dhe të riintegrimit shqëror të personave të dënuar (punët sprovuese);

287 mijë euro ndahet për Delegatët e Kushtetutës së Kacanikut të datës 2 korrik të vitit 1990

Qeveria e Kosovës, ka miratuar edhe 287 mijë euro për Delegatët e Kushtetutës së Kaçanikut të datës 2 korrik të vitit 1990.

Projektligjin e ka prezantuar Ministri i Punës, Transfereve dhe Financave, Hekuran Murati.

Hekuran Murati.

“Është pra një ndarje buxhetore e cila parashihet dhe është bërë praktikë tashmë bëhet fjalë për shumën 287 mijë euro e cila ndahet proporcionalisht sipas numrit të deputetëve konform gazetës zyrtare të datës 2 korrik të vitit 1990 dhe përfituesit parashihen të jenë ose delegatët direkt ose familjarët e tyre duke u bazuar në kritere” , ka deklaruar Murati.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore