Kosova

“SHBA do të ftojë Kosovën në Samitin për Demokraci”


Ilustrim

Të premten e 12 nëntorit është raportuar nga Zëri i Amerikës në gjuhën serbe se Kosova do të marrë ftesë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, për pjesëmarrje në Samitin për Demokraci.

Ky mediumi megjithatë ka thënë se ende s’e ka marrë një konfirmim zyrtar për këtë informacion.

Të premten, pos raportimit për ftesën për Kosovën, në mediumet në Serbi është raportuar se edhe Serbia ka marrë ftesë për këtë samit.

Ambasada Amerikane në Kosovë, pas raportimeve për mos ftesë të Kosovës, u deklarua se në Samit nuk mund të akomodohen të gjithë partnerët.

“Jo të gjithë partnerët mund të akomodohen në këtë nismë”.

“Samiti për Demokraci i Presidentit është një nga shumë nismat amerikane e fokusuar në avancimin e demokracisë, luftimit të korrupsionit dhe promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut anë e mbanë botës”, thuhet në një përgjigje të ambasadës amerikane.

Disa javë më herët, mediumi amerikan “Politico” publikoi një listë prej 100 shtetesh që janë ftuar nga Bideni për Samitin e dhjetorit. Aty nuk figuronin Kosova, Serbia dhe Bosnja nga Ballkani dhe kjo nxiti reagime të opozitës dhe shoqërisë civile.

Një grup i organizatave joqeveritare nga Kosova, ka kërkuar përmes një letre që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të shqyrtojnë ftesën për Kosovës që të marrë pjesë në Samitin për Demokraci, të organizuar më 9 dhe 10 dhjetor nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Letra nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, ishte dërguar Zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguarit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Koordinatores për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Shanthi Kalathil, në të cilën kanë dhënë arsyet e tyre pse Kosova do të duhej të ishte pjesë e kësaj iniciative.

Letra e organizatave joqeveritare nga Kosova drejt autoriteteve amerikane.
Harta e publikuar nga “Politico”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore