Jetesë & Stil

Selena Gomez i rikthehet filmit


Aktorja dhe njëkohësisht këngëtarja e njohur, Selena Gomez, ishte shumë e lumtur dhe e gëzuar, teksa ndau me fansat e saj shfaqjen e fundit në ‘Only Murders In The Building’.

Selena, në një postim në rrjetin social Instagram, shkruante: “Episodi i ri del sot. E trishtueshme që @onlymurdershulu ka vetëm një episod të mbetur. Mezi presim të xhirojmë sezonin 2!”

Në serialin e ‘Only Murders In The Building’ luajnë gjithashtu Steve Martin dhe Martin Short.

Roli i Gomez-it në “Only Murders in the Building” shënon herën e saj të parë.

Artistja kishte luajtur në një shfaqje televizive që nga koha e “Wizards” shumë vite më parë.

Në serial ajo luan rolin e një banoreje, në një apartament në Upper West Side, e cila bashkohet me dy fqinjët e saj për të zbuluar të vërtetën pas vdekjes së papritur të një fqinji tjetër.

Kujtojmë gjithashtu se ylli 29-vjeçar, Selena Gomez, ndezi faqen e saj në Instagram teksa postoi një trailer për serinë e ardhshme të ‘Selena + Chef’

Selena dhe shoqja e saj Raquelle Stevens të dyja ishin të zhurmshme, teksa tregonin  se sa ‘i lezetshëm’ është dhe Kwame, i cili është një ish-konkurrent i ‘Top Chef’.

Selena njoftoi në fillim të tariler-it se: “Unë jam kthyer dhe jam bjonde!”

Ndërkohë që shfaqej duke treguar flokët e saj të rinj me onde.

Ajo ka ftuar konkurrentët e ‘Top Chef’ ku përfshihen fiorentini Fabio Viviani dhe banorin e zjarrtë të ‘Long Island’ Richard Blais.

Kuzhinierët e Nju Jork-ut, Esther Choi dhe Sophia Roe, që janë gjithashtu në formacion, si dhe gruaja e Steph Curry, Ayesha, e cila ka një shfaqje gatimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore