Përballje

Ronaldo përsëri hero, Barcelona gjen një fije jete, Juventus dhe Bayern kualifikohen tutje


Gjashtë ndeshje tjera të Champions League u zhvilluan në orarin e zakonshëm 21:00.

Ndeshjet tyre i zhvilluan skuadrat nga grupi E deri te grupi H.

Grupi E:

Bayern Munich arriti kualifikimin duke arritur një tjetër fitore të thellë përballë portugezëve të Benfica-s.

Lewandowski ishte njeriu i ndeshjes për gjermanët, duke shënuar hetrik.

Dy golat tjerë u shënuan nga Gnabry dhe Sane, kurse për Benfica-n shënuan Morato dhe Nunez.

Barcelona përsëri arriti fitore minimale përballë Dinamo Kiev-it, duke ngjallur shpresat për kualifikimin tutje.

Katalunasit tani duhen thjesht të mos humbin përballë Benfica-s, që të mos rrezikojnë asgjë.

Grupi F:

Përsëri ai, gjitnjë ai.

Cristiano Ronaldo ishte përsëri hero i Manchester United-it në Champions League duke e shmangur humbjen përballë Atalanta-s.

Ronaldo shënoi dy herë në kohën shtesë të secilës pjesë, për të barazuar rezultatin.

Ndeshja përfundoi 2-2, me United që mbetet në krye të grupit me shtatë pikë.

Edhe Villarreal ka aq pikë pas fitores së sontshme përballë Young Boys, me rezultat 2-0.

Grupi G:

Lille shokoi Sevilla-n brenda në Spanjë.

Kampionët francez fituan me rezultat 1-2, duke u ngritur në vendin e dytë, me pesë pikë, po aq sa edhe Wolfsburg-u.

Kurse, Sevilla mbetet e fundit me tre pikë, derisa Salzburg-u me shtatë udhëheq grupin.

Grupi H:

Juventus-i e siguroi kualifikimin tutje pas fitores 4-2 kundër Zenit St. Petersburg.

Dybala me dy gola, Morata dhe Chiesa me nga një ishin vendimtar për zonjën e vjetër.

Pas po aq ndeshjesh, Juventus-i ka katër fitore, duke udhëhequr grupin.

Ndjek Chelsea me nëntë pikë, që poashtu e ka shumë afër të sigurojë kualifikimin.

Champions League vazhdon nesër me tetë ndeshje tjera.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore