Kosova

Rohde dënon ashpër sulmet ndaj gazetarëve në Veri: Mediat të punojnë lirshëm dhe pa frikë


Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter, ka dënuar ashpër sulmin e djeshëm te personave të panjohur ndaj ekipit të Klan Kosovës në Veri të Kosovës.

Sipas Rohde mediat duhet të lejohen të punojnë të lirshëm dhe pa frikë.

Sulmin ndaj gazetarëve në Veri të Kosovës kanë dënuar edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe Zyrat e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Situata e tensionuar në Veri ka krijuar ambient të pasigurt për raportimin e gazetarëve nga vendi i ngjarjes.

Sulmet ndaj gazetarëve në Kosovë nga persona të maskuar, prejse ka filluar tensionimi i situatës në Veri kanë qenë të shpeshta.

Brenda 17 ditëve, 13 punëtorë të medias janë sulmuar në Veri, në mesin e tyre kanë qenë gazetarë/e, fotoreporterë, kameramanë, shoferë.

Ndërsa të hënën një ekip gazetarësh nga TV Klan Kosova janë sulmuar me gurë nga persona me maska.

Dy veta nga ekipi i gazetarëve u desh të dërgoheshin në spital për trajtim.

Përse Qeveria e Kosovës nuk reagon asnjëherë kur sulmohen gazetarët në Veri?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore