Shkon në 37 numri i viktimave nga vala e dytë e shpërthimeve në Liban

SHFLETO
Rajmonda Basha
19.09.2024 14:34
Loading Icons...

Ministri i Shëndetësisë i Libanit, Firass Abiad tha se 37 njerëz u vranë dhe më shumë se 3 mijë e 500 u plagosën pas shpërthimeve të radiove të komunikimit të grupimit Hezbollah të martën.

Abiad tha se 25 njerëz u vranë të mërkurën dhe 12 të martën, duke përditësuar një numër të mëparshëm prej 32 të vdekurve në përgjithësi.

Telekomunikacionet e përdorura nga grupi i armatosur Hezbollah shpërthyen në periferitë jugore të kryeqytetit Bejrut, Luginën Bekaa dhe Libanin jugor – zona që shihen si bastionet e tij.

Disa nga shpërthimet ndodhën gjatë funeralit për disa nga 12 personat për të cilët ministria tha se u vranë kur pagerët e anëtarëve të Hezbollahut shpërthyen të martën.

Hezbollahu fajësoi Izraelin për atë sulm. Izraeli nuk ka komentuar. Sulmet erdhën pasi Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant njoftoi një “fazë të re në luftë” dhe pasi një divizion i ushtrisë izraelite u zhvendos në veri.

Shpërthimi

Për “shkaqet” e shpërthimit janë formuluar hipoteza të ndryshme.

Frekuencat radio shkaktuan kurthin. Ose agjentët shkaktuan mbinxehje të baterive që çoi në shpërthimin e njëkohshëm.

U fol për PETN apo plastikë. Ndërhyrja kibernetike është gjithashtu një ndër skenarët (jo të gjithë janë të bindur).

Siguria

Hezbollahu (dhe gjithashtu aleatët e tyre iranianë) po hetojnë.

Për të zbuluar çdo tradhti, për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm në një rrjetë sigurie, për të gjetur zgjidhje nëse do të fillonte konflikti.

Paranoja, pasiguria, dyshimet e bëjnë detyrën komplekse.

Është një rutinë në pyllin e hijeve, është vetëm një dimension i një historie me shumë aspekte:

1) Izraelitët kanë infiltruar kuadrot dhe zinxhirin komandues. Kemi vrasjen në vitin e fundit të qindrave oficerëve, shumë të njësisë elitare Radwan, të goditur në vende dhe situata të ndryshme.

2) Surpriza është edhe më e dhimbshme, sepse fraksioni shpesh është mburrur se ka mundur të kapë “armikun sionist” në befasi.

3) Izraelitët, duke parë listën e të plagosurve dhe të vdekurve, hartuan një pjesë të lëvizjes duke grumbulluar të dhëna të reja. Pagers janë shndërruar në armë por edhe në “spiunë”.

4) Nuk mungojnë ata që flasin për një gabim nga ana e Tel Avivit: mbase ka humbur një kartë shumë shpejt. Faqja amerikane “Axios” ofroi një shpjegim: Izraeli donte të përdorte sinjalizuesit në prag të një ofensive ushtarake, por do të ishte detyruar të përshpejtonte sepse kishte frikë se “sekretin” mund të zbulohej nga milicët.

Taktikat

Manipulimi i pajisjeve është në traditën e Mossad-it.

Dhe jo vetëm kaq.

Vite më parë ai krijoi një ose më shumë kompani që kishin nënshkruar kontrata për t’i shitur Iranit teknologji të aftë për përdorim ushtarak.

Realisht jepnin materiale të komprometuara, me defekte.

Një nga kompanitë ishte në Milano, e menaxhuar nga një agjent me origjinë australiane, i cili më vonë përfundoi në burg në Izrael me dyshimin se kishte treguar atë që dinte dhe vdiq nga vetëvrasja (sipas autoriteteve) në qeli.

Dhe nëse duam të shkojmë edhe më mbrapa, është intriga e raketave kundërajrore Stinger që përfunduan në duart e terroristëve dhe talebanëve.

Problemi është se pajisjet kishin nevojë për bateri të reja dhe duket se inteligjenca arriti t’i furnizonte me pjesë rezervë të falsifikuara.