Sport

Red Bull: Gasly i gatshëm për hapin e radhës


Drejtori sportiv i Red Bull, Jothan Wheatley, insiston se skuadra nga Milion Keynes ka mësuar nga gabimet e së kaluar me shoferët e rinj, dhe beson se Pierre Gasly tani është i gatshëm të bëj hapin e radhës në Formula 1.

Në vitin 2018, aventura e Pierre Gasly u ndërpre në gjysëm kur pas dhjetë garave Gasly nuk shfaqi aspak atë që pritej nga ai.

Mirëpo, as zëvendësuesi i tij te Red Bull, Alex Albon, nuk kaloi një periudhë më të mirë te RedBull.

Pas një sezoni ai u largua nga skuadra, duke u zëvendësuar nga piloti me shumë eksperiencë, Sergio Perez.

Tashmë, drejtori sportiv i Red Bull, thotë që ata kanë mësuar nga problemet që Gasly dhe Albon kishin me skuadrën, dhe se skuadra ka një metodë tjetër që të mbështesë talentët e tyre.

Pierre Gasly do të vazhdojë me AlphaTauri-n në vitin 2021 derisa Albon rikthehet te Williams.

“Mësuam shumë gjëra nga Alex dhe Pierre, mësuam si të mbështesim një pilot të ri që po kalon një kohë të vështirë”, tha Wheatley.

“Shikoni çfarë besimi ka Pierre tani”, shtoi ai.

“Une mendoj’’, vazhdoi drejtori sportiv i Red Bull, “që Pierre është i gatshëm të bëj hapin e radhës tani”.

Rikthimi te Red Bull momentalisht duket i vështirë, pasi Sergio Perez ka treguar paraqitje shumë të mira me skuadrën.

Mirëpo, Wheatley premton që me ndryshimin e rregullave, Gasly dhe Albon do të kenë shumë mundësi që të shfaqin veten.

Në një epokë ku më shumë pritet të ketë rëndësi piloti sesa makina, drejtori sportiv i Red Bull thotë se dyshen Gasly – Albon do ta shohim shumë lartë në klasifikim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore