Sport

Real Madrid, “jo” Gareth Bale-it


Para disa ditëve, Gareth Bale kishte deklaruar që ai do kthehet te Real Madrid në fund të këtij sezoni.

Uellsiani ka kontratë me klubin madrilen deri në vitin 2022, dhe dëshiron që vitin e fundit të kontratës ta përfundoj në “Santiago Bernabeu”.

Gareth Bale ka arritur të gjejë formën e tij më të mirë javëve të fundit, dukë shënuar katër herë dhe asistuar dy herë në pesë ndeshjet e fundit.

Pas komenteve të Bale, agjenti i tij, Barnett, tha që ende nuk është marrë asnjë vendim për të ardhmen e anësorit uellsian.

Përkundër dëshirës së Bale-it, Real Madrid-i e konsideron të pamundur kthimin e tij në Madrid.

Lajmi i vetëm i mirë për Real Madrid-in, është që me këtë formë që po tregon Bale, do jetë më lehtë që ta shesin atë në verë.

Plani i vetëm i Real Madrid-it për uellsianin, është që të “zhduk” nga librat e klubit pagën e tij prej 30 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore